
“Babalja”/ Xhafajn apo Veliun do takonte Alizoti? Dalin emrate gazetarëve të vënë në përgjim
Ish-deputeti demorkat, Ervin Salianji paralajmëron se ka në dorë përgjime të shumta lidhur me çështejne “Babale”.
Sipas tij ky është një tjetër audiopërgjim ku Fredi Alizoti flet me një shokun e tij, pranon se do bëjë burg dhe do marrë që i takon.
Kujtojmë se Fredi Alizoti është njëri prej të arrestuarve për audiopërgjimin e publikuar në muajin maj nga Partia Demokratike, ku implikohej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Rezulton të ketë pranuar vetë se ai ka bërë rolin e Agron Xhafajt, në këmbim, sipas tij të një shume prej 200 mijë eurosh, që bashkëpunëtori tjetër Albert Veliu i kishte thënë se do i merrnin nga deputeti demokrat Ervin Salianji
Salianji foli për shkeljet proceduriale në rastin e Babales, ku vartësit e Fatmir Xhafajt, ish-ministër i Brendshëm, kanë marrë provat për Agron Xhafajn, vëllain e atij që ishte ministër.
Ndërsa publikoi një përgjim të ri, mes Alizotit dhe drejtorit të Policisë së Fierit, Albert Nushi, ai kërkon takimin me shefin e tij. Shefi i policisë së Fierit i thotë se shefi i tij është jashtë vendit.
Salianji tha se nën survejimin e policisë janë vendosur edhe gazetarë, vetëm e vetëm se kishin tentuar apo kishin komunikuar me Babalen.
“Kur është bërë denoncimi unë kam ndenjur 72 orë pa gjumë, në selinë e PD-së me gjithë Babalen.
Kemi çuar njerëz dhe i kemi marrë familjen dhe kur na kanë treguar kërcënimet që kanë marrë, jam shokuar”, tha Salianji.
Disa nga gazetarët janë Leonard Bakillari, Artur Çani, Isuf Kurtaj, etj.
Përgjimet
Albert Nushi (drejtor Policie): Fredi…
Fredi Alizoti: Përshëndetje, ça bën o? Po ku je o? Unë në kryeqytet…
Albert Nushi (drejtor Policie): Kryeqytet ë??
Fredi Alizoti: Eee A dëgjon? Thuaji çik atij shefit të madh, unë jam ku më le atë natë, ta takoja cik sonte.
Albert Nushi (drejtor Policie): Ca do?
Fredi Alizoti: Ta takoja cik atë shefin tënd
Albert Nushi (drejtor Policie): Po ku je o?
Fredi Alizoti: Ku më le atë natë thash o burr, në kryeqytet… E atje, këtu jam.
Albert Nushi (drejtor Policie): Po shiko mua, nesër në orën 9… Po çne ti, ike direkt?
Fredi Alizoti: O lla unë nuk kam më kthim mbrapa, ato që janë bërë janë bërë. Nuk ka më kthim mbrapa
Albert Nushi (drejtor Policie): Po, pooo
Fredi Alizoti: Merre cik shefin dhe jam këtu lart, e ke parasysh dua ta takoj se s’bën sonte. Sonte se s’bën, gjallë a vdekur.