
Ish vjehrri vrau dhëndrin, kujdestaria e fëmijëve përplas dy familjet
Gjykata e Tiranës rreth një vit më parë ka lënë në burg Mexhit Picarin dhe Dhuarata Saliajn, babë e bijë, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin ekzekutuan me armë zjarri ish-dhëndrin Kudret Saliaj.
Çifti i cili ishte në proces divorci ditën e ngjarjes, janë prindër të dy fëmijëve kujdestaria e të cilëve ka përplasur familjet Picari dhe Saliaj.
Daja i fëmijëve të Kudret Saliajt, Kelmend Picari kërkon kujdestarinë e të miturve, pasi nëna e tyre ndodhet në burg,
Të njëjtën kërkesë e ka bërë edhe xhaxhai i të miturve.
Familja e Kudretit e kundërshton këtë fakt sepse veç faktit që babë e bijë akuzohen se iu vranë të afërmin, Kelmend Picari ka një proces penal për abuzim me të fejuarën e tij e për këtë shkak ata thonë se ai është problematik.
Gjykata e Tiranës nuk i ka bashkuar çështjet, por e ka orientuar Kelmend Picarin të paraqesë padi civile.