Sa janë tarifat e ryfshetit, për 11 lloje licensa transporti?/ Babëzia e ka çuar kryeministrin, deri në atë psiko-aventurë të hapur e të rëndë antligjore, sa edhe licensat e transportit ajror, do t’i miratojë transporti rrugor tokësor, kur në bazë të Ligjit nr. 8308 datë 18.03.1998, DPTRRSH nuk ka të drejtë të japë asnjë lloj license transporti publik privat për “tokë ajër-det”, por vetëm të kontrollojë zbatimin e licensave rrugore tokësore në terren
A është infektuar vërtetë me “Covid”, ministrja Belinda Balluku, apo e detyroi babloku të deklarohej si “e infektuar” për 10 ditë; për të justifikuar, një veprim mafioz uzurpimi licensash transporti, që ai duhej të bënte me Blendi Gonxhen, të maskuar me “delegim kompetencash”?
Burime të sigurta nga Ministria e Energji-Infrastrukturës dhe Ekonomi-Financave, kanë bërë me dije për “Pamfleti”, se ministrja Balluku është udhëruar nga kryeministri, të dorëzojë tek Blendi Gonxhe; kompetencën ligjore ekskluzive si Kryetare e Komisionit të Licensave të Transportit Rrugor Kombëtar, Ndërkombëtar Tokësor dhe Ajror për Udhëtarë e Mallra. Për të zbatuar dhe justifikuar këtë aventurë totalisht anti-ligjore të urdhëruar nga Rama; ministrja Balluku ka përdorur infektimin me “Covid”, duke i kaluar kompetencat Blendi Gonxhes, kur ligji përcakton vetëm Sekretarin e Përgjithshëm ose Drejtorin Juridik të Ministrisë.
Fakti është ky/ Pesë ditë pas deklarimit për infektim me “Covid”, Balluku ka firmosur Urdhrin Nr. 318, datë 02.11.2020, për “Delegim kompetencash” tek Blendi Gonxhe, vetëm për këto akte:
– Ngritjen e komisionit të vlerësimit dhe ndjekjen e procedurave, për përzgjedhjen me konkurs të hapur, të subjekteve që operojnë në linja të rregullta ndërqytetase udhëtarësh.
– Nënshkrimin e licencave dhe certifikatave, për transportin ndërqytetas të udhëtarëve.
– Nënshkrimin e certifikatave, për transport ndërkombëtar e të brendshëm të rastit.
– Ngritjen e komisionit, për shqyrtimin e aplikimeve dhe marrjen e vendimeve, për miratimin e licencave nëpërmjet QKB-së, për veprimtarinë “Licensa N/kategori VII.7.1”.
Referuar ligjit për licensimet në transportin e mallrave dhe udhëtarëve, dhënia e licensave është kompetencë vetëm e ministres dhe e askujt tjetër; aq më tëpër e Drejtorit të Transportit Rrugor, ndërkohë që për këtë proces ndalohet të bëhen delegime.
Skandal është fakti, se ministrja Balluku, i ka dhënë xhambazit Blendi Gonxhe dhe “vulën” e licensave për transportin ajror, ku citon: “Delegim licensash transporti N/kategoria VII.7.1.”
Sipas VKM nr. 421, datë 15.05.2013 ende në fuqi, “N/kategoria e licensave VII.7.1”, është për licensat e transportit ajror mallra e udhëtarë e jo për transport rrugor; siç e ka përdorur ministrja Balluku (Edi Rama) për të fshehur skemën mafioze. Me këtë delegim licensash, duke filluar nga data 9 nëntor 2020 e në vijim pa afat, këto licenesa do t’i miratojë vetëm Blendi Gonxhe; për rrjedhojë, tek ky xhambaz, duhet të “trokasin” të gjithë bizneset e transportit rrugor e ajror të udhëtarëve dhe mallrave; që duan të marrin licencë për aktivitet brenda e jashtë Shqipërisë.
Për të mos patur asnjë pengesë në realizimin e kësaj skeme mafioze, “babloku” ka urdhëruar të “sëmurën Balluku”, për ta shfuqizuar dhe Urdhrin Nr. 667, datë 04.10.2018 të ministrit Gjiknuri; sipas të cilit, licensat i firmos Sekretari i Përgjithshëm, por kur s’ka ministër në detyrë.
Në fakt, ministrja është në detyrë, sekretarja mikeshë e Agaçit është në detyrë; por kompetencat e licensave të transportit, u kaluan në duart e Blendi Gonxhes; ndaj nuk është çudi, që së shpejti të dëgjojmë se Gonxhja, do firmosë dhe licensat e transportit detar; ndërsa bizneset, që e kanë provuar, mund të publikojnë vlerat e ryshfeteve për çdo lloj license. /Pamfleti