A kanë qenë grupi “Rilindja” e grupi “Ndraghet’a”, për “takim pune” në vilat qeveritare-Vlorë?/ Në konferencën e ditës së hënë, kryeministri mohoi përsëri lidhjet me bosët e mafies, por ka lënë gjurmë konkrete që nuk fshihen e ka lidhje “fije të forta” që nuk priten; mbasi dhe para 24 orësh, firma mjekësore “Gazra Teknike Shqiptare shpk” biznes i grupit Ndraghet’a, është paguar 314 milionë lekë për tender emergjence pa garë e me fond limit 100%, për furnizimin e Spitalit-Fier me oksigjen
Kryeministri Rama, paçka se po mohon lidhjet dhe pazaret me bosët e Ndreaghet’a, duke u hequr si “qelibar” në konferenca shtypi dhe “FB”; psikologjikisht, është mbëthyer nga paniku i provave dhe po nxiton t’i zhdukë ato.
Para 3 ditësh, babloku ka fshirë kronikën e transmetuar më 20 prill në ERTV dhe në TV-TOP-i etj; ku u trumbetua me bujë, dhurimi i 3000 maskave kirurgjikale e 50 kostumeve kirurgjikale, që ministrisë së Shëndetësisë, iu bënë dhuratë nga dyqani “Gallo Albania”, biznes në pronësi të “Princit” të Ndraghet’a.
Po kështu, nga libri “Akte humanitare për Covid-19”, që ka hapur Ministria e Shëndetësisë; është zhdukur dhe dokumenti i dhurimit, i firmosur nga ministrja Ogerta Manastirliu e Henrik Robert Baçi; ortak me “Princin” e Ndraghet’a në “Gallo Albania”, aktualisht i prangosur në Itali.
Në konferencën e shtypit të ditës së hënë, Babloku mohoi përsëri lidhjet, njohjet dhe pazaret e kullave me grupin mafioz; madje duke e konsideruar “gjë e vogël” skandalin e publikuar nga “Pamfleti”, për blerjen veshjeve në dyqanin e “Princit” Gallo; me kontratë nga ministria e Jashtme, kur Babloku ishte ministër.
Qysh prej daljes së përgjimeve, Babloku po heq nga qarkullimi e pastron nga dosjet zyrtare, çdo provë që konfirmon lidhjet me grupin Ndraghet’a; mirëpo edhe sot, “Pamfleti” po i publikon një fakt tjetër, që nuk mund të zhduket:
– Më 1 shkurt 2021, është publikuar kontrata e datës 22 janar 2021, lidhur me kompaninë “Gazra Teknike Shqiptare shpk” biznes i grupit Ndraghet’a; me objekt tender i emergjencës 314 milionë lekë, për furnizimin e Spitalit-Fier me oksigjen; dhënë pa garë e me 100% të fondit limit.
Në vijim, do publikojmë prova të tjera, që faktojnë se grupi Rama-Veliaj-Ahmetaj, ka lidhje pazaresh të shkuara e të sotme projektesh në vazhdim me bosët e Ndrgahet’a; disa të bëra dhe në vilat qeveritare te Vlorës, nën “vigjilencën” e policisë së Ardi Veliut./Pamfleti