Politike24 Nëntor 2022, 10:59

Baçi thirrje Alibeajt: Të bëhemi bashkë, po na mohojnë fjalën e lirë!

Shkruar nga Pamfleti
Baçi thirrje Alibeajt: Të bëhemi bashkë, po na

Deputeti i PD dhe mbështetësi i Sali Berishës, Luan Baçi u ka kërkuar kolegëve të partisë së tij që mbështesin Enkelejd Alibeajn që të bashkohen me ta për të kërkuar të drejtën e fjalës në Kuvend. Baçi tha se beteja e tyre është për votën e lirë dhe i kërkoi drejtueses së seancës Lindita Nikollës që t’i japë minutazhin që i takon.

“Kolegë, ju drejtohem ju të Partisë Demokratike, unë kërkoj disa minuta kohë që të shpreh mendimet e mia në lidhje me rendin e ditë. Nuk më jepet asnjë minutë për të folur, duhet të jemi të gjithë bashkë. Zonja kryetare unë figuroj jashtë grupit parlamentar të PD, më shpjegoni përse figuroj jashtë, pse nuk me jepni minutazh. Kjo është një betejë për fjalën e lirë, për votën e lirë. Kaq kërkojmë çfarë është e tepërt nga kjo kërkesë e jona dhe ndërprisni seancën.”, u shpreh Luan Baçi.

Politike Baçi. Alibeaj Kuvend