Xhoshua Kimish, ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Masat paraprake të futbollistit të Bajernit të Mynihut nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur infektimin me virusin famëkeq. Në Gjermani polemikat rreth tij, vazhdojnë, sepse lojtari ende nuk është vaksinuar. Ai kurrë nuk ka thënë se është mohues i ekzistencës së Covid-it, as nuk e ka vënë në dyshim rëndësinë e vaksinës. Megjithatë, ai shprehu shqetësimin për çdo efekt afatgjatë nga vaksina.
Bajerni ndërhyri menjëherë duke i lënë të kuptojnë Kimish dhe lojtarëve të tjerë që ende nuk janë vaksinuar se nuk do t’ua paguajnë rrogën për ditët që janë në karantinë.
Kimish tani është i infektuar. Futbollisti qendroi dy javë në karatinë sepse kishte kontakt me dy persona që rezultuan pozitiv, duke humbur 768 mijë euro pagë, ndërsa tani do të duhet të qendrojë përsëri i izoluar edhe për të paktën dy javë të tjera, duke humbur kështu në total 1 milion e 536 mijë euro.