Sport17 Janar 2023, 19:00

Bajerni “flet” shqip”, mesfushori 17-vjeçar rinovon kontratën me kampionët e Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti
Bajerni “flet” shqip”, mesfushori 17-vjeçar rinovon

Bajerni “flet” shqip”, mesfushori 17-vjeçar rinovon kontratën me kampionët e Gjermanisë

Lojtari shqiptar, Arijon Ibrahimoviç do të luajë me skuadrën e parë të Bayernit të Mynihut. Lajmi është dhënë nga vetë klubi bavarez, me një postim në rrjetet sociale. Mesfushori 17-vjeçar ka nënshkruar një kontratë, e cila pritet të zgjasë deri në vitin 2025. Ai shënoi një gol në miqësoren ndaj Salcburgut.

“Unë jam shumë krenar dhe mirënjohës. Për mua është një ëndërr që bëhet realitet. Pres me padurim hapat e mi të radhës te Bajerni”, ishte komenti i vetë djaloshit shqiptar, i cili aktualisht përfaqëson Gjermaninë në arenën ndërkombëtare. Ai ka luajtur 12 ndeshje me Gjermaninë U-17, duke shënuar 9 gola si dhe ka shënuar 2 gola me Gjermaninë U-18 në 6 ndeshje të luajtura.

Sport Arijon Ibrahimoviç Bajerni i Mynihut lojtari shqiptar