Sport30 Qershor 2022, 20:29

Bajerni i “mbyll” derën Barcelonës, Levandovski dhe katalanasit nuk do të jenë bashkë sezonin e ardhshëm (Neni 17 i FIFA-s)

Shkruar nga Pamfleti
Bajerni i “mbyll” derën Barcelonës, Levandovski dhe

Bajerni i “mbyll” derën Barcelonës, Levandovski dhe katalanasit nuk do të jenë bashkë sezonin e ardhshëm (Neni 17 i FIFA-s)

Barcelona dhe Levandovski nuk do jenë bashkë sezonin e ardhshëm. Kështu duket të ketë vendosur Bajerni i Mynihut, pasi ka refuzuar ofertën që mund të jetë e fundit nga katalanasit për sulmuesin polak.

Barça ishte e gatshme të paguante 40 milion euro plus bonuse për sulmuesin, i cili e kishte shprehur hapur dëshirën për t’u larguar. Në anën tjetër bavarezët kërkonin më shumë.

Dhe pse dëshira e tij nuk po pengohet nga klubi aktual, Levandovski tregoi respekt. Plot 8 vite me Bajernin e Mynihut dhe shumë suksese nuk mund të mbylleshin me zemra të thyera. Kështu, 33-vjeçari vendosi të mos e shfrytëzojë Nenin 17 në rregulloren e FIFA-s që e lejonte të largohej nga klubi pas njoftimit në një kohë të caktuar.

Nëse do aktivizohej, atëherë organi më i lartë i futbollit në botë do vendoste një çmim që Barça duhej ta paguante, në bazë të disa karakteristikave të lojtarit. Sigurisht që shumë herë më pak nga 40 milionë euro që katalanasit ofruan.

Periudha për aktivizimin e këtij neni ka kaluar dhe ishte vetë Levandovski që vendosi të mos humbë respektin për klubin. Tashmë gjithçka ka kaluar dhe sulmuesit i duhet të vendosë nëse do presë dhe 1 vit për Barçën, apo do presë oferta nga një klub tjetër, pasi Barça nuk do përballonte një shumë më të lartë financiare.

Sport Bajerni i Mynihut Robert Levandovski sulmuesi polak