Përfundojnë dy ndeshjet e orës 18:30. Bajerni i Mynihut ka fituar supersfidën e javës së 7 në kampionatin gjerman. Bavarezët kanë shkatërruar verdhezinjtë me rezultatin 1-3. Dortmundi zhbllokoi sfidën në minutën e 45 me Marko Reus. Sulmuesi dërgoi topin në rrjetë, pas një aksioni model. Në minutën e 49, Bajerni barazoi rezultatin me Alabën.
Me fillimin e pjesës së dytë, kampionët e Gjermanisë dyfishuan shifrat me Levandovskin. Polaku mori një krosim nga Hernandez dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë duke i vjedhur kohën Humelsit.
Në minutën e 83, skuadra e Hansi Flik shënoi edhe golin e tretë dhe të qetësisë me Leroi Sane. Sulmuesi realizoi një supergol dhe dërgoi topin në rrjetë mjaft bukur, por 3 minuta më vonë, Erling Haland ngushtoi rezultatin.
Me këtë fitore, Bajerni i Mynihut ngjitet në vendin e parë me 18 pikë, ndërsa Borusia e Dortmundit mban vendin e 3 me 15 pikë.
Në ndeshjen tjetër, Çelsi ka shkatërruar Shefild Junajtid me rezultatin e thellë 4-1. Bardhekuqtë kaluan të parët në avantazh, në minutën e 9 me McGoldrick, i cili mposhti portierin Mendi me një goditje, me thembër.
Në minutën e 24, Çelsi barazoi shifrat me Abraham, i cili dërgoi topin në rrjetë. 12 minuta më vonë erdhi goli i dytë i vendasve me Çiluell, që shënoi pas një super pasimi të Zajek.
Tiago Silva realizoi golin e tretë, pas një fluturimi në zonën e rreptësisë në minutën e 77, ndërsa 4 minuta më vonë, Verner “vulosi pokerin”.
Me këtë fitore, Çelsi ngjitet në vendin e tretë me 15 pikë, ndërsa Shefild Junajtid mban vendine fundit me 1 pikë.