Sport 5 Gusht 2022, 22:30

Bajerni luan tenis në fushën e Frankfurtit, kampionët e Gjermanisë makineri golash edhe pa Levandovskin

Shkruar nga Pamfleti
Bajerni luan tenis në fushën e Frankfurtit, kampionët e

Bajerni luan tenis në fushën e Frankfurtit, kampionët e Gjermanisë makineri golash edhe pa Levandovskin

Përfundon ndeshja hapëse e Bundesligës për sezonin 2022-2023. Bajerni ka shkatërruar me rezultatin tensitik 1-6 kampionët e Europës, Ajntraht Frankfurt.

Siparin e golave e hapi Xhoshua Kimish me golin e realizuar në minutën e 5. Me një goditje dënimi nga thuajse 40 metra befasoi me goditje krosi portierin e Frankfurtit në shtyllën e parë, pasi e pati edhe rrezen e penguar nga disa lojtarë dhe tymueset e hedhura…

Shifrat u dyfishuan nga Pavard në minutën e 11, pas një rrëmuje në zonë dhe me një diagonaleje të fortë.

Në minutën e 29, blerja më e re e kampionëve të Gjermanisë, Sadio Mane trefishoi shifrat, me kokë pas nje krosimi të bukur nga krahu.

6 minuta më pas ishte radha e Musialas! Talenti i Bajernit ka katërfishoi shifrat. Mane ndërmori inkursioniin, më pas pasoi për Mylerin që mori krahun dhe e ktheu në qendër, ku Musiala e pati të lehtë ta dërgonte në rrjetë.

Në minutën e 43 pati kohë edhe për një  gol. Serzh Gnabri pesëshoi shifrat.

Me fillimin e pjesës së dytë, më konkretisht në minutën e 64, Frankfurti ngushtoi shifrat në 1-5 me Randal Kolo Muani, por goli i tij vlejti vetëm për statistikë.

Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej këtu, Musiala realizoi dopietën e tij të parë për këtë sezon dhe të gjashtin për Bajernin.

Sport Ajntraht Frankfurt Bajerni i Mynihut Bundesliga