
Bajerni nuk fal, vulos çdo gjë që në pjesën e parë, Sadio Mane i anulohen 2 gola
Bajerni i Mynihut nuk has vështirësi ndaj Volfsburgut, duke e mundur 2-0 në kampionat.
Ekipi i Nagelsman do “tundi rrjetën” në minutën e 20, por goli i Mane u konsiderua në pozicion të parregullt.
Brenda pjesës së parë, bavarezët gjetën 2 herë rrugën e rrjetës, me Musiala në minutën e 33 dhe Myler 10 minuta më vonë.
Pjesa e dytë nuk dhuroi asgjë tjetër përveç se një gol të Mane, i cili sërish rezultoi të ishte në pozicion jashtë loje.
Kampionët e Gjermanisë kanë grumbulluar 6 pikë në 2 ndeshje, ndërsa Volfsburgu 1 pikë deri më tani.
Në sfidën tjetër të ditës së sotme, Mainci u ndal në një barazim pa gola me Unionin e Berlinit në shtëpi”.