Përfundojnë ndeshjet e javës së 23 në Bundesligë. Bajerni ka mundur me rezultatin e thellë 5-1 Këlnin. Bavarezët e nisën mjaft mirë takimin, teksa zhbllokuan shifrat në minutën e 18 me Çupo-Moting. Kamerunasi shpërbleu besimin e trajnerit Flik, duke shënuar me kokë. Meritë të madhe në këtë gol pati padyshim Leon Goretzka, i cili dha një pasim brilant.
Në minutën e 34, Levandovski dyfishoi shifrat. Polaku shkundi rrjetën për herë të dytë, pas një kombinimi perfekt me mefushorin Goretzka, që dhuroi edhe asistin e golit të parë.
Fillimisht, ishte Leva që me një pasim me thembër gjeti Goretzkën, ndërsa ky i fundit shmangu një prej mbrojtësve të Këlnit përpara se të pasonte për sulmuesin që me portën bosh e pati të lehtë të shënonte.
Me fillimin e pjesës së dytë Këlni shkurtoi diferencën, ndërsa Levandovski në minutën e 65 dhe 2 golat e Gnabri në minutat 82 dhe 86 e bën të pavlefshëm golin e Këlnit, por nga ana tjetë vulosën suksesin e bavarezëve pas 2 dështimeve radhazi.
Në ndeshjet e tjera, Shtutgarti ka shkatërruar Shalken me rezultatin 5-1, Volfsburgu ka mundur 2-0 Hertën e Berlinit, ndërsa Dortmundi ka mundur pastër 3-0 Armian e Bielefeldit.