Sport 4 Korrik 2022, 18:20

Bajerni “thyen” tregun, kampionët e Gjermanisë gati 120 mln euro për zëvendësuesin e Levandovskit

Shkruar nga Pamfleti
Bajerni “thyen” tregun, kampionët e Gjermanisë gati 120

Bajerni “thyen” tregun, kampionët e Gjermanisë gati 120 mln euro për zëvendësuesin e Levandovskit

Robert Levandovski kërkon me insistim të largohet nga Bajerni i Mynihut. Ky është një fakt, por drejtuesit e klubit gjerman as që kanë ndërmend të bien pre e presionit, fundja Leva është nën kontratë, janë në pozita të favorshme për të negociuar me Barcelonën. Pavarësisht rrethanave, te Bajerni janë të vetëdijshëm se nuk mund të mbështeten shumë te një lojtar që kërkon largimin, për këtë arsye po studiojnë terrenin prej kohësh për të gjetur një zëvendësues.

Sipas “Bild”, Bajerni ka vendosur Viktor Osimhen në majën e listës së dëshirave, do të tentojnë gjatë këtyre ditëve të mbyllin negociatat me presidentin De Laurentiis për të transferuar sulmuesin nigerian në Mynih.

Gjithnjë sipas “Bild”, Bajerni ka befasuar edhe vetë presidentin e Napolit, i cili për të lënë të lirë Osimhen kërkonte 100-110 milionë euro, por gjermanët janë të gatshëm ti ofrojnë 120 milionë euro për të mbyllur menjëherë transferimin e Osimhen. Përballë një ofertë të tillë, De Laurentiis nuk pritet as të negociojë, do të pranonte menjëherë ofertën, por më parë duhet mbyllur çështja Levandovski.

Sport Bajerni i Mynihut Robert Levandovski sulmuesi polak