Politike24 Korrik 2022, 19:48

Bajram Begaj hyn në Presidencë: Të gjithë të punojnë bashkë për Atdheun, të rishikojmë strategjinë e sigurisë kombëtare

Shkruar nga Pamfleti
Bajram Begaj hyn në Presidencë: Të gjithë të

Bajram Begaj ka marrë zyrtarisht drejtimin e Presidencës. Ilir Meta i dorëzoi atij detyrën, ndërsa më pas kreu i ri i shteti mbajti një fjalë rasti.

Duke ju drejtuar të pranishmëve në oborrin e Presidencës, Begaj kërkoi që të gjithë të punojnë bashkë për atdheun.

Ai tha se sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i të gjitha klasave politike në vendin tonë.

Kjo është dita më e rëndësishme e jetës sime. Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj historisë së vendit tonë. Do të jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit të nismave dhe ideve që çojnë përpara shoqërinë tonë.

Dialogu dhe bashkëpunimi, dëgjimi i zërit dhe medias së lirë, respektimi dhe pranimi i debatit mundëson që forca e tij të shpërblehet me mirëqenie për qytetarët. E ardhmja e vendit është përgjegjësi e të gjithëve. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunimi i klasave politike. Do inkurajoj çdo veprim për marrëdhënie të shëndosha mes institucioneve.

Të vijojmë në rrugën e reformës në drejtësi. Jo thjesht sepse ky është kusht për anëtarësimin në BE por edhe sepse ndërtimi i një gjyqësori të pavarur garanton luftë pa kompromis ndaj korrupsionit. Reforma në Drejtësi me ndihmën e SHBA dhe BE po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen ndaj tyre për ndihmën e pakursyer. Te Shqipëria dhe shqiptarët miqtë tanë do gjejnë partnerin e besuar”, tha Begaj.

Ai bëri thirrje të rishikohet strategjia e sigurisë kombëtare. “Të rishikojmë strategjinë e sigurisë tonë kombëtare. Të punojmë për parandalimin e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit tonë. Të punojmë për adresimin e problemeve”, shtoi ai.

Në fund ai u fut në Presidencë, duke u bërë kështu presidenti i tetë i vendit.

Politike #Begaj fjala