Politike15 Gusht 2022, 10:03

Bajram Begaj nis vizitën zyrtare si President në Kosovë, pritet me ceremoni nga Vjosa Osmani

Shkruar nga Pamfleti
Bajram Begaj nis vizitën zyrtare si President në Kosovë, pritet

Bajram Begaj nis vizitën zyrtare si President në Kosovë, pritet me ceremoni nga Vjosa Osmani

Nis ceremonia zyrtare e pritjes së presidentit Bajram Begaj në Kosovë. Sipas agjendës së takimit, Begaj është pritur nga homologia e tij Vjosa Osmani, e cila e ftoi për të vijuar takimin e nivelit të lartë edhe gjatë ditës së nesërme.

Pas këndimit të himneve të Shqipërisë dhe Kosovës, dhe fotove të përbashkëta, krerët e dy shteteve do të vijojnë me takimin kokë më kokë dhe më pas një konferencë të përbashkët.

Më tej, presidenti i Shqipërisë do të takohet me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, në orën 12:15. Për të vijuar më vonë, në orën 13:00, takimin me kryeministrin Albin Kurti. Po ashtu, ai do të bëjë homazhe te varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, në orën 15:45, dhe varrezat e familjes Jashari në orën 16:35.

Agjenda e plotë:

E hënë, 15 gusht 2022

10:00-10:10 Ceremonia pritëse nga Sh. S. Dr. Vjosa Osmani – Sadriu,
Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve
(para hyrjes kryesore të ndërtesës së presidencës)
Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës
Sh. T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë.

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës,
Sh. S. Dr. Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së
Kosovës, Sh. T. Z. Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi Tête-à-tête mes:
Sh.T. Z. Bajram Begaj, President i Republikës së Shqipërisë
Sh.T. Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës.

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës,
Sh. T. Z. Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.
Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Z. Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Z. Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Z. Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejne në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

Politike Bajram Begaj Vjosa Osmani