Sport14 Tetor 2018, 23:15

Balaj kritikon Panucci: Duhej të luanim më shumë në këtë formë

Shkruar nga Pamfleti
Balaj kritikon Panucci: Duhej të luanim më shumë në

Sulmuesi Bekim Balaj kishte disa raste për të shënuar, por nuk ja doli mbanë të gjente rrugën e rrjetës. Shkdorani foli i mërzitur pas sfidës.

“Të dhemb mënyra si pësuam golin e parë por gjatë gjithë ndeshjes treguam karakter dhe kërkuam golin. Ndikoi dhe fakti që gjatë gjithë ndeshjes nuk po shënonim dot. Më pas Izraeli shënoi dhe golin e dytë e kjo i dha fund. Në pjesën e parë ruajtëm qetësinë por na e vështirësoi lojën që nuk shënuam dhe prandaj humbëm.

“Duhet të provonim më shumë dhe nga qendra. Shpresonim të paktën një barazim por nuk patëm fat. Janë zgjedhje të trajnerit ndërrimet. Nuk ka rëndësi si luanim, me dy apo me 5 sulmuesa”, u shpreh Balaj.

Sport Bekim Balaj