Një balerin i punësuar për të dhënë shfaqje në një festë beqarie në Orlando gati humbi jetën, pasi ngatërroi adresën ku duhet të performonte, duke u shfaqur në një shtëpi ku qëndronin gangsterët e një bande, i veshur si polic.
Stripperi 26 vjeçar Steve Macon u punësua për të dhënë spektakël në një festë beqarie dhe për të argëtuar një grup vajzash.
I riu, i hutuar u shfaq në një shtëpi në adresën ‘Allestrasse Lane’ në vend të ‘Alestrasse Court’.
Z. Macon trokiti në derë dhe nisi të bënte rolin e tij të policit kur një grua e re latine u përgjigj.
Vetëm disa sekonda më vonë, disa anëtarë të bandës gangster dolën nga dyert të armatosur, duke qëlluar plot 40 herë mbi djaloshin.
Wilma Johnson, një komshie dëshmitare, e cila e pa të gjithë skenën, thotë se i riu ia mbathi me të katra për të shpëtuar kokën, ndërkohë që plumbat fluturonin nga të gjitha anët.
“Pashë dikë të veshur si polic. Më pas dëgjova të shtëna, pashë policing të hidhte pistoletën, të ulëriste si një vajzë, dhe të vraponte ndërkohë që pesë burra të armatosur po e ndiqnin pa ndaluar.”
Znj. Johnson thotë se nuk e pa të udhës të telefononte policinë, pavarësisht të shtënave, pasi ishte zhgënjyer nga uniforma e viktimës.
“U habita pse ky polic nuk kishte përforcime, por kur pashë që një polic ishte aty, atëherë nuk kisha pse telefonoja 911-ën.”
Z. Macon përfundoi duke vrapuar për afro 2 milje, para se të telefononte ambulancën, duke rënë pa ndjenja në parkingun e një qendre tregtare.
Ai u mor shpejt nga mjekët dhe erdhi në vete kur u transportua në spital për t’u trajtuar nga 5 plumbat e marra.
Sipas doktorëve, ai ishte me shumë fat dhe dëmet fizike janë thuajse sipërfaqësore, por tani mund të vuajë nga një sindromë serioze post traumatike, pas këtij incidenti të dhunshëm.
Asnjë arrestim nuk është bërë ende për këtë rast, por Policia e Orlandos konfirmoi se është hapur një hetim lidhur me këtë ndodhi shqetësuese. /Përshtati A.H