Aktualitet17 Janar 2019, 15:11

Balili, i buzëqeshur dhe i qetë: Nuk kam asgjë për të thënë, jam i pafajshëm

Shkruar nga Pamfleti
Balili, i buzëqeshur dhe i qetë: Nuk kam asgjë për të

Balili, i buzëqeshur dhe i qetë: Nuk kam asgjë për të thënë, jam i pafajshëm

Gjykata e Krimeve të Rënda ka bërë sot verifikimin e masës së sigurisë për Klement Balilin, duke e lënë në burg pa afat.

Balili la ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës për t’u drejtuar në gjykatë nën masa të forta sigurie.

Edhe në pamjet nga Krimet e Rënda, i cilësuari ‘Eskobari i Ballkanit’, u shfaq i buzëqeshur dhe i qetë.

“Nuk kam asgjë për të thënë, jam i pafajshëm”, janë fjalët e vetme që ka thënë Klement Balili para gjyqtares Miliana Muça pas dhënies së vendimit.

Aktualitet Balili gjykata Vendimi