Politike 3 Nëntor 2022, 17:49

Balla dënon deklaratat kundër shqiptarëve të eurodeputetit Nicolas Bay: Ka cenuar dinjitetin kombëtar, PE të marrë masa

Shkruar nga Pamfleti
Balla dënon deklaratat kundër shqiptarëve të eurodeputetit

Kryetari i Delegacionit Shqiptar në Parlamentin Europian dhe njëherësh kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dënuar deklaratat e deputetit të Parlamentit Europian, Nicolas Bay kundër shqiptarëve.

Përmes rrjetit social facebook Balla deklaron se prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cënuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë.

Sipas Ballës  ky është një akt i rëndë, që nuk mund të kalohet kurrsesi në heshtje. Gjithashtu Balla deklaron se Shqipëria do t’i kërkojë zyrtarisht Parlamentit Europian, që në respekt të rregulloreve të veta kundër racizmit dhe anti-diskriminimit të dënojnë urgjentisht këto deklarata të papërgjegjshme dhe marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj këtij anëtari të Parlamentit Europian, si nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik dhe fetar. 

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Prej disa ditësh, gjatë një vizite në Kosovë, një anëtar i Parlamentit Europian, Nicolas Bay, përfaqësues i ekstremit të djathtë, ka bërë deklarata tepër të rënda fyese dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe besimeve tona fetare, duke cenuar rëndë dinjitetin kombëtar të shqiptarëve, si komb autokton në Kosovë.

Është një akt i rëndë, që nuk mund të kalohet kurrsesi në heshtje, adresimi nga një anëtar i PE ndaj Qeverisë së Kosovës si një “zgjatim i mafias shqiptare dhe i shtetit të islamizuar shqiptar”, shoqëruar me akuza haluçinante për spastrim fetar të minoritetit serb në Kosovë, të cilët janë të mirë-përfaqësuar në Parlamentin, Qeverinë dhe pushtetin vendor të Kosovës.

Do t’i kërkojmë zyrtarisht Parlamentit Europian, që në respekt të rregulloreve të veta kundër racizmit dhe anti-diskriminimit të dënojnë urgjentësisht këto deklarata të papërgjeshme dhe marrjen e masave disiplinore dhe ligjore ndaj këtij anëtari të Parlamentit Europian, si nxitës i urrejtjes dhe diskriminimit etnik dhe fetar.

Kujtoj se Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti Europian kanë nënshkruar një Deklaratë të Përbashkët kundër racizmit dhe ksenofobisë, për “nevojën e parandalimit të të gjitha formave të diskriminimit”. Deklaratat e këtij anëtari të Parlamentit Europian është rasti që Bashkimi Europian të tregojë se rregullat zbatohen dhe respektohen njëlloj nga të gjithë.

Vërejmë me shqetësim se rublat vazhdojnë të frymëzojnë dhe sponsorizojnë qëndrime të tilla ndaj shqiptarëve, njëlloj sikurse ka ndodhur edhe me Rezolutën 1782 (2011) të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (“APKiE”) për “hetimin e pretendimeve për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë”, e cila bazohej në një raport tërësisht të pavërtetë të deputetit Dick Marty.

Politike Balla pe