Politike30 Qershor 2022, 13:13

Balla “nuk e lëshon” OIta Xhaçkën: Kërkesat e PD-së janë një flluskë sapuni

Shkruar nga Pamfleti
Balla “nuk e lëshon” OIta Xhaçkën: Kërkesat e

Komisioni i Mandateve dhe Imunitetit më 24 qershor vendosi të shtyjë mbledhjen për kërkesën e PD-së për heqjen e mandatit të deputetit të Olta Xhaçkës me argumentin se socialistët që nuk kanë lexuar dokumentacionin pasi ishin të angazhuar jashtë vendit.

PD kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës me arsyetimin se burri i saj, Artan Gaçi ka përfituar statusin e investitorit strategjik në jug të vendit në konflikt interesi.

Lidhur me këtë, gazetarët kanë pyetur sot kreun e grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballën nëse ata do ti hapin rrugë që mandati i Olta Xhaçkës të përfundojë në Kushtetuese.

Biseda e Ballës me gazetarët:

A do ti hapë rrugë PS që mandati i Olta Xhaçkës të përfundojë në Kushtetuese?

Lërini institucionet të bëjnë punën e tyre. Ka një kërkesë për të. Nesër kemi një seancë ku do të njihemi edhe zyrtarisht. Nëse doni vlerësimin tim, është një flluskë sapuni. Nuk ka asgjë konkrete. Gjithçka është vepruar sipas ligjit.  Ju lutem duroni e prisni. Të gjithë qytetarët do të jenë të qartë se nuk ka të bëjë me asnjë shkelje të Kushtetutës  dhe as konflikti të interesave.

A ka një vend në rajon ku bashkëshorti i një ministreje shpallet investitor strategjik?

Shqipëria ka nevojë për shumë investime në sektorin e turizmit. Investimet private janë të mirëpritura sa kohë janë në kuadrin e përcaktuar nga ligji. Investitori strategjik nuk ka asnjë lloj përfitimi nga fondet publike. Në të gjitha rastet është investim me fond privat.

Jam i bindur që është flluckë sapuni që ka nevojë të mbushë vakumin e agjendës opozitare në këto ditë të nxehta. Sapo mëndjet e nxehta të opozitës të gjejnë një çështje tjetër do të tërhiqen se e dinë që nuk ka asgjë brenda flluskës.

Politike #OltaXhaçka Balla investimet strategjike