Politike 7 Nëntor 2022, 11:38

Balla: S'ka kohë për negociata, reforma territoriale çështje e mbyllur

Shkruar nga Pamfleti
Balla: S'ka kohë për negociata, reforma territoriale

Kreu i Grupit Parlamentari i PS, Taulant Balla tha se nuk u arrit dakordësia me PD në Komisionin e Reformës territoriale për ndryshime.

Sipas tij më 14 maj do të votohet në 61  bashki.

Balla, deklaroi se forca e tij politike kërkon të ruajë kontrollin e të 60 bashkive të vendit dhe të fitojë edhe në Shkodër, në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Në 14 maj, në Shqipëri do të votohet në 61 njësi administrative, ku Partia Socialiste synon t’i fitojë të 61-ta”, tha Balla në një komunikim për mediat.

Kryebashkiakët socialistë drejtojnë aktualisht 60 bashki, ndërsa Shkodra drejtohet nga Bardh Spahia, i dalë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, të zhvilluara në mars të këtij viti.

Balla tha gjithashtu që, për shkak të mungesës së konsensusit në komisionin e posaçëm të reformës territoriale, asnjëri nga dy raportet nuk do të kalojë për votim në Kuvend.

“Nuk ka si të ketë votim raportesh, nëse do të kishim amendamente atëherë ato do të shkonin për t’u votuar”, tha Balla.

Për socialistët, reforma e vitit 2014 ka përmbushur objektivat në pjesën më të madhe, ndërsa demokratët kërkonin që numri i bashkive të shkonte në 94.

Politike Balla PS reforma territoriale