Kronike13 Shkurt 2023, 16:05

Ballafaqimi për 550 mijë eurot/ Djali i sanitares pyetet për paratë, Havier Dobi: U morën tek banesa e Klosit

Shkruar nga Pamfleti
Ballafaqimi për 550 mijë eurot/ Djali i sanitares pyetet për

Pas dy seancave pyetjesh ndaj sanitares Rozeta Dobi, këtë të Hënë prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje djalin e saj, shtetasin Havier Dobi.

Që prej fillimit të muajit Janar 2023, ai mbahej i izoluar në ambientet e burgut 302 në Tiranë, ndërsa mëngjesin e kësaj të hënë u shoqërua nga një grup gardianësh, në ambientet e akuzës së kryeqytetit, ku për 5 orë iu përgjigj prokurorëve.

Dinamika e ngjarjes se si kishte shoqëruar nënën e tij, Rozetën, në shtëpinë e Alda Klosit, ish-drejtoreshës së Kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj mësohet se ka qenë në qendër të vëmendjes.

23-vjeçari u ka treguar oficerëve, se ishte në dijeni të prezencës së shumave në euro dhe para që iu gjetën në banesë, e sipas tij nëna i kishte marrë tek shtëpia e Alda Klosit.

Por i riu nuk ka qenë në gjendje të shpjegojë nëse ato ishin të grabitura apo të dhëna në mirëbesim nga ish-zyrtarja e lartë e shtetit. shpjegimet edhe për mënyrën se si i kishte blerë brenda një kohe të shkurtër tre automjete luksoze ishin një tjetër çështje.

Rozeta Dobi tashmë ka pranuar të bashkëpunojë me prokurorinë, duke treguar se gjithçka ka qenë një inskenim mes dy grave dhe jo një vjedhje siç është raportuar fillimisht, duke ndryshuar edhe rrjedhën e hetimeve.

Bashkëpunimi i Rozetës, synon të lehtësojë pozitat ligjore të djalit të saj Havier Dobi por dhe vetë pastrueses. Në ditët në vijim Prokuroria e Tiranës, të marrë në pyetje Alda Klosin ish shefen e kabinetit të Arben Ahmetaj. Me shpresën se kjo e fundit do tregojë realisht burimin dhe pronarin real të shumës së parave. /Ora News

Kronike dobi Euro rozeta