Sport25 Gusht 2022, 22:07

Ballkani i Ilir Dajës shkruan historinë me gërma të arta, mjafton një gol për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ballkani i Ilir Dajës shkruan historinë me gërma të arta,

Ballkani i Ilir Dajës shkruan historinë me gërma të arta, mjafton një gol për të siguruar kualifikimin në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës (Video)

Moment historik për futbollin kosovar. Ballkani i Ilir Dajës është zyrtarisht në grupet e Ligës së Konferencës. Kampionët në fuqi të Kosovës, mposhtën në sfidën e kthimit Shkupin me rezultatin 1-0, duke siguruar një biletë për në fazën e grupeve. 

Goli i Korenicës në minutën e 69 i siguroi triumfin e artë suharekasve. Për sa i përket Ilir Dajës, pas suksesit historik me Skënderbeun, ku u kualifikua në grupet e Ligës së Europës, trajneri nga Tirana, arriti të regjistronte një tjetër moment historik në karrierën e tij, kësaj here me skuadrën nga Kosova. 

Ekipi maqedonas mbeti në inferioritet në minutën e 2 të ndeshjes, kur Abdulla doli me të kuq dhe la të tijtë me 10 lojtarë në fushën e lojës. 

Pjesa e parë e këtij takimi u mbyll me barazim pa gola, ndonëse rastet “flisnin” për vendasit. Më pas, në minutat në vijim, Ballkani do të mbante në presion të vazhdueshëm Shkupin, megjithatë ky takim u mbyll me rezultatin 1-0. 

Sport Ballkani Liga e Konferencës Shkupi