
Ballkani i Ilir Dajës shkruan historinë në Turqi, fiton në një ndeshje të çmendur me 7 gola
Ballkani ka shkruar hisorinë mbrëmjen e sotme, pasi ka mundur në Turqi 3-4 skuadrën e Sivasporit, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Ligës së Konferencës.
Ekipi nga Suhareka e pësoi sapo nisi ndeshja. Një pakujdesi në mbrojtje i kushtoi shumë skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja, pasi Ulvestad me një të djathë të bukur realizoi golin e avantazhit.
Ballkani nuk qendroi duarkryq dhe reagoi në minutë e 20. Ishte Armend Thaqi që vendosi ekuilibrat, duke gëzuar tejmase tifozët “Dardanë”. Një supergol i tij, me goditjen që preku rrjertën. Mysafirët morën epërsinë me Dellovën, në minutën e 31.
Në pjesën e dytë, Korenica thelloi akoma më shumë avantazhin, ndërsa Sivasporin e futi në lojë një gol i Jesiluirt. Po i njëjti autor shtangu skuadrën e Superligës së Kosovës, në fund.
Ballkani tregoi se nuk vdes kurrë, me golin e Krasniqit në fund që do bënte që jehona e festës të dëgjohej deri në tokën “Dardane”.