alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Balluku nga vila me oxhak, u thotë shqiptarëve: Mos harxhoni energji; por ja sa ka shkuar 1 m3 dru e gaz

25/01/2022, 16:00
ne Kryesore
A A
Balluku nga vila me oxhak, u thotë shqiptarëve: Mos harxhoni energji; por ja sa ka shkuar 1 m3 dru e gaz

Balluku nga vila me oxhak, u thotë shqiptarëve: Mos harxhoni energji; por ja sa ka shkuar 1 m3 dru e gaz

Luksi i bën ministrat sheikë të “Rilindjes”, të mendojnë se dhe shqiptarët jetojnë si ata mes miliardave, bollëkut e shërbëtorëve; kur janë afro 300 mijë familje, që energjinë e kursejnë nga varfëria ekstreme; janë 110 mijë banorë në zonat rurale pa energji elektrike prej dëborës, mungesës së investimeve e furnizimit të dobët; kur vetë qeveria i mbylli shkollat sepse nuk u ka siguruar ngrohje as me energji dhe as me dru e gaz

Këtë fundjavë, moti i acartë e ka çuar ministreshën e Energji-Infrastrukturës, Belinda Balluku, për relaks dimëror në vilën e saj në Dardhë të Korçës.


-Lexo edhe:

NATO i tregon forcën Rusisë, nis stërvitjen më të madhe ushtarake në Baltik; marrin pjesë 15 mijë trupa

Tre minuta seancë, dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit; skema e PS për të djegur me shpejtësi tre raundet e para

Prej andej, ka dalë 3 minuta në mes të një rruge në mbrëmje, për  të bërë show me video-mesazh mediatik, se gjoja është në krye të detyrës, shoqëruar me apelin  drejtuar shqiptarëve, për kursimin e energjisë elektrike.

Ajo tha: – Do të kemi temperatura të ulëta, që do të krijojnë probleme. Po harxhojmë 14 mijë megavat/orë në ditë, por kjo shifër mund të shkojë 24 mijë megavat/orë kërkesë ditore, prandaj kërkoj të mos e shpërdorojmë energjinë, sepse është situatë e jashtëzakonshme…”.

Ministrja duhet pyetur, nëse shqiptarët duhet të ngrohen apo jo, në këtë dimër, sidomos në këto ditë që po vazhdojnë të jenë me ulje temperaturash minus disa gradë, ku rekord janë zonat Shkodër, Lezhë, Kukës, Dibër, Gjirokastër e Korçë.

Energjia është burimi kryesor energjetik për ngrohje në Shqipëri, jo se mijëra familje shqiptare me të ardhura të pakta, duan të harxhojnë e paguajnë, por sepse çmimi i druve të zjarrit e gazit janë dyfishuar këtë vit.

Edhe pse ministresha e cilëson të ftohtin e këtyre ditëve, si situatë të jashtëzakonshme për kursimin e energjisë, nuk i kërkon llogari vetes dhe kryeministrit, se përse ka lejuar oligarkët e importit të gazit dhe koncesionarët e pyjeve, që të rrisin çmimet.

Nuk e dimë, se sa energji harxhojnë për ngrohje Babloku, Balluku, ministrat dhe deputetët sheikë, dhe nëse i blejnë vetë apo u sjellin drutë për oxhaqet e sarajeve, vilave e apartamente-suitave që kanë në zonat malore, në bregdet e Tiranë.

Por duhet të dinë, se në Dibër e Kukës, 1 m3 dru zjarri ka shkuar 65-75 mijë lekë, në Shkodër 65 mijë lekë, në Gjirokastër 50 mijë lekë, ndërsa në Korçë 55 mijë lekë; që do të thotë se janë sa 25% e pagës minimale, sa 1 ndihmë ekonomike e sa 40-50% e deri në 1 pension pleqërie.

Ministresha e cila nga vila e saj me oxhak  në Dardhë, u bëri 3 minuta video-apel shqiptarëve, për të kursyer energjinë, duhet ta di, se dhe populli ka ftohtë si ajo, ka njerëz të sëmurë kronikë e me “Covid 19”, të moshuar e fëmijë që duan ngrohje në këto ditë acari.

Mirëpo, luksi i bën ministrat sheikë të “Rilindjes”, të mendojnë se dhe shqiptarët jetojnë si ata mes miliardave, bollëkut e shërbëtorëve, madje dhe me ajër kondicionimi special në makina luksoze, që për 1 udhëtim, harxhojnë aq sa energji e gaz harxhon një familje e varfër në 2 muaj.

Nëse Balluku me vilë e disa apartamente në Londër dhe Greqi, nuk e ka lexuar akoma raportin e INSTAT, po ia kujtojmë se janë afro 300 mijë familje, që energjinë e kursejnë nga varfëria ekstreme; janë 110 mijë banorë në zonat rurale pa energji elektrike prej dëborës, mungesës infrastrukturës e voltazhit dobët.

Madje këtë fundjavë të acartë, që ministresha dhe kolegët e saj u relaksuan në vila malore apo në vilat e blera te resortet bregdetare të oligarkëve, qeveria mbylli shkollat sepse nuk u ka siguruar ngrohje as me energji dhe as me dru e gaz./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Helikopterët Blackhawk të Ushtrisë Amerikane gjatë "Swift Response" në Republikën e Maqedonisë së Veriut të enjten e kaluar
Bota

NATO i tregon forcën Rusisë, nis stërvitjen më të madhe ushtarake në Baltik; marrin pjesë 15 mijë trupa

16/05/2022, 18:59
Kryesore

Tre minuta seancë, dështon raundi i parë për zgjedhjen e presidentit; skema e PS për të djegur me shpejtësi tre raundet e para

16/05/2022, 17:15
Të panjohurat e hidhura të Skavicës, a i ka mashtruar Rama amerikanët?!
Editorial

Të panjohurat e hidhura të Skavicës, a i ka mashtruar Rama amerikanët?!

16/05/2022, 16:39
Ish Sekretari i Shtetit të SHBA, Mike Pompeo, takohet me Enkelejd Alibeajn dhe deputetët e PD
Kryesore

Ish Sekretari i Shtetit i bën dalje Berishës, takohet vetëm me Alibeajn dhe deputetët anti-foltore

16/05/2022, 15:43
Film horror/ Ekzekutoi 10 persona për motive racore, zbardhen pamjet e masakrës në New York
Bota

Film horror/ Ekzekutoi 10 persona për motive racore, zbardhen pamjet e masakrës në New York

16/05/2022, 12:54
Analiza/ Evropa ‘neutrale’ tkurret përballë zgjerimit të NATO-s
Bota

Analiza/ Evropa ‘neutrale’ tkurret përballë zgjerimit të NATO-s

16/05/2022, 12:31
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
“BBC” artikull për Armando Brojën, i frymëzuar nga Ronaldo “Fenomeni”, por me ambicie për Çelsin

“BBC” artikull për Armando Brojën, i frymëzuar nga Ronaldo “Fenomeni”, por me ambicie për Çelsin

Tensionet me Rusinë, udhëheqësit e Ukrainës përpiqen të qetësojnë vendin

Tensionet me Rusinë, udhëheqësit e Ukrainës përpiqen të qetësojnë vendin

Lajmi i Dites

E bujshme / Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

E bujshme/ Gazeta Austriake zbulon skandalin: Afera 700.000$ e Presidentit Shqiptar me kompaninë offshore. Njeriu që zbuloi faktet kërcënohet me jetë dhe kërkon mbrojtje në Austri

16/05/2022, 9:40

Lajmet e fundit

Milani i shpall ‘luftë’ Interit në merkaton e verës, ofron para dhe një sulmues për talentin shqipatar

Milani i shpall ‘luftë’ Interit në merkaton e verës, ofron para dhe një sulmues për talentin shqipatar

16/05/2022, 19:54

Mazhoranca në RMV del kundër zgjedhjeve të parakohshme, opozita paralajmëron hapa të reja

16/05/2022, 19:46

Raundi i parë zgjati 5 minuta dhe nuk u depozitua asnjë emër për President; çfarë nuk u pa në seancën e sotme në Kuvend (Fotot)

16/05/2022, 19:35

“Nuk duhet të ketë kundërshti, konflikt jo e jo”, Rama mesazh krerëve të bashkive dhe drejtuesve të degëve

16/05/2022, 19:32
Guardiola mesazh skuadrës së Armando Brojës: Fitoni 4-0 me Liverpulin!

Guardiola mesazh skuadrës së Armando Brojës: Fitoni 4-0 me Liverpulin!

16/05/2022, 19:31

Punësimet politike në administratë, Rama fajëson Metën: Ndodhën për shkak të LSI-së

16/05/2022, 19:24
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • Mjafton të kujtojmë këtu rastin e pak ditëve më parë, kur s’mbeti portal pa botuar një raportim të një gazete periferike italiane, e cila sillte rrëfimin e një krimineli italian, i cili pretendonte se ndihmohej nga një ministër shqiptar, për trafikun e drogës. Ndërsa kur gazeta më e madhe austriake akuzon me emër dhe mbiemër presidentin shqiptar, për një aferë 700 mijë euroshe, dhe për më tepër, që kërcënon me jetë personin që ka zbuluar aferën, në Shqipëri nuk përbën lajm….

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #president #ilirmeta #vrases #shqiperi #media #austria
  • Si Berisha ashtu edhe Meta nuk e takuan, pasi realisht ishte vetë zoti Pompeo që nuk i ka takuar, pasi sinjalet mësohet se kanë shkuar për të realizuar një takim. E ky është sinjal shumë i rëndësishëm politik, pasi vetë zoti Pompeo ka firmosur dy Non Grata nga politika shqiptare, e natyrisht ishte ai Sekretar Shteti kur Berisha nuk merrte dot vizë për të kaluar oqeanin…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #soro #ilirmeta #pompeo #nongrada #amerika
  • Qeveria nuk i ka sqaruar realisht amerikanët si qëndron puna, ndaj dhe ka një tërheqje dhe pasiguri deri në shtyrjen e projektit…

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory
#pamfleti #edirama #amerika #mashtrime #skavica #projekte #qeveria

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In