Politike22 Maj 2022, 17:15

“Bana dhe Tritua zgalemat e epokës së re”, Gjekmarkaj tallet me zgjedhjet e Berishës: Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet

Shkruar nga Pamfleti
“Bana dhe Tritua zgalemat e epokës së re”, Gjekmarkaj

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka reaguar për “zgjedhjet” që po mban Komisioni i Rithemelimit për kryetarin.

Përmes një postimi ironik në rrjetet sociale, ai është tallur me gjithë atë që po ndodh.

Revolucioni që marshon’ po jep sihariqe! Ajo qerrateshë Amerikë po mundet në të gjitha frontet dhe deri në darkë fitoret e tij do të thellohen. Bana dhe Tritua janë zgalemat e epokës së re. Tirania po dridhet anembanë!”, shkruan Gjekmarkaj.

Politike Gjekmarkaj PD zgjedhje