Showbiz31 Janar 2023, 22:24

Banalitetet në “BBV”, Arbana Osmani përplaset ashpër me Olta Gixharin: Njerëzit kanë jetën e tyre, nuk mund t’i kërcënosh

Shkruar nga Pamfleti
Banalitetet në “BBV”, Arbana Osmani përplaset ashpër

Përgjatë këtyre ditëve Olta ka kërcënuar Kiarën dhe Efin duke thënë se di shumë gjëra për to dhe se mund t’i nxjerrë me një fjalë jashtë.

Mbrëmjen e sotme në prime aktorja tha se të gjithë kanë informacione për njëri-tjetrin, gje qe nuk u prit mirë nga të gjithë.

Kjo deklaratë e banores solli një reagim të ashpër nga moderatorja Arbana Osmani, e cila në fillim tha se këto ngjarje nuk do të diskutoheshin sepse ishin shumë të turpshme.

Arbana i tha Oltës se të gjithë kanë një jetë jashtë dhe është e drejta e secilit ta jetojë si do.

Njerëzit kanë jetuar. Ti i përmend por nuk të bën nder fare. Kemi jetuar, të gjithë kanë informacione edhe për ty, edhe për mua, është shumë e turpshme, shumë e shëmtuar. Nuk jemi këtu për të gjykuar askënd.

Meqënëse e solle vetë muhabetin deri këtu, por ne duhet të paktën të japim mesazhin se secili ka të drejtën të jetojë jetën e tij si të dojë”, u shpreh Arbana.

Reality Show #Olta Arbana debate kërcënime