Anti-Mafia 8 Nëntor 2022, 11:24

Banda përmbarimore “Meskuti- Ibro” vazhdon krimet me logot ADCA, ZIG, FINAL e 7 firma fantazma; shteti hesht!

Shkruar nga Pamfleti
Banda përmbarimore “Meskuti- Ibro” vazhdon krimet me logot

Banda përmbarimore “Meskuti- Ibro” vazhdon krimet me logot ADCA, ZIG, FINAL e 7 firma fantazma; shteti hesht!

Strumbullari është ADCA- “Albanian Debt Consulting Agency” me mbi 8000 dosje kredie qytetarësh, që janë futur në kthetrat e kësaj bande përmbarimore, të cilat janë falsifikuar si procedura, afate kohore, emra kreditorësh e vlera financiare…

Që prej muajit korrik 2022, është arrestuar Arben Meskuti, një prej krerëve të bandës kriminale, që zhvaste qytetarët nëpërmjet 10 zyrave përmbarimore, të lidhura me bankat dhe fondet mafioze jo-bankare si “Iutecredit” e Akan Ajdinit.

Ndërsa anëtarët e tjerë të bandës familjare, Olsi Ibro, Elda Ibro, Yllka Meskuti, Ernela Çuberi dhe Indrit Çuberi, janë të lirë dhe vazhdojnë zhvatjen e qytetarëve, me rrjetin e tyre “merimangë” të firmave “Consulting Company”, “Final”, “Micro Credit Albania”, “ADCA”, “ZIG”, “FLASH”, “FS”, “Re/Plus” e “Re/Max”; të cilat drejtësia dhe tatimet nuk po i bllokojnë.

Përveç Gjovalin Stakës e Gjon Shkambit, janë mijëra qytetarë që kanë bërë denoncime, se nëpërmjet mekanizmit të zi të kredive, janë zhvatur e po zhvaten prej tyre, madje edhe familjarë të vdekurish para 10-15 vitesh, të cilët nuk kanë marrë kurrë kredi në banka e fondacione.

Këtë veprimtari të bandës “Meskut- Ibro”, Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve, me Shkresë Nr.853 Prot, datë 23.12.2021, ia ka bërë të ditur kryeministrit Edi Rama, ministrit Ulsi Manja SPAK-ut e gjithë institucioneve të hetimit e tatimeve, por deri tani është ndaluar vetëm Arben Meskuti, ndërsa të tjerët janë të lirë e vazhdojnë krimin përmbarimor.

Strumbullari është ADCA- “Albanian Debt Consulting Agency” me pronar Arben Meskuti, i cili e ka blerë më 3.1.2018 me shitje fiktive nga Olsi Ibro, që është nr.2 i këtij grupi kriminal, ndërkohë si maskë kanë përdorur “Shërbimi Përmbarimor ZiG”, ndërsa më 14.5.2019, “ZiG” është shitur tek Yllka Meskuti, nëna e Arben Meskutit.

Kjo firmë, tashmë e maskuar si gjoja zyrë avokatie, ka hedhur në veprim një lukuni agjentësh përmbarimor si Lorenc Sollaku, Argert Duro, Besmir Barxhani, Armando Sina, Elidon Xhafa, Indrit Çuberi, Albi Veçani etj., të cilët pas burgosjes së Arben  Meskutit, i “instruktojnë” Yllka Meksuti, Olsi Ibro e Alban Kote.

Një tjetër firmë me emrin “Micro Credit Albania Shpk”, ka ortake dhe administratore Elda Ibron, bashkëshorte e Olsi Ibros, ndërsa ky është një nga drejtuesit e firmave mafioze “FINAL” e “ADCA- Albanian Debt Consulting Agency” të Arben Meskutit.

Si kompani kukull, për të realizuar transferimin e dosjeve të kredive, me procedura fiktive nga bankat dhe fondet jo bankare, banda përmbarimore “Meskuti-Ibro” përdor Zyrën Përmbarimore “Elite Bailiff’s Office” të Desian Brahimllari, por më e përdorur është zyra “Lorenc Sollaku-Person Fizik”, njohur nga qytetarët me nofkën “Këpusha”.

Sipas të dhënave, janë mbi 8000 dosje qytetarësh, që janë futur në kthetrat e bandës përmbarimore “Meksuti-Ibo”, të cilat janë falsifikuar si procedura, afate kohore, emra kreditorësh e vlera financiare të kredive.

Ministria e Drejtësisë, i di me detaje provat, por nuk po i shporr nga shërbimi përmbarimor këta falsifikatorë, hajdutë e banditë, ndërsa Drejtoria e Tatimeve, megjithëse ka zbuluar “merimangën” e kompanive të tyre përmbarimore, nuk po ua bllokon aktivitetin tatimor.

Jemi në investigim të “aftësisë dhe mjeshtërisë” së abuzimeve, që bën përmbaruesi Altin Latifi i firmës “Enforcement Group”, për të cilin ka prova të shumta, se pisllëqet e tij i ka të lidhura me gjyqtarë, prokurorë, banka e ekspertë që i çojnë viktimat./Pamfleti

Anti-Mafia #7 firma fantazma; #shteti hesht! #ADCA #Banda përmbarimore “Meskuti- Ibro” #ZIG final