Politike27 Maj 2022, 18:18

“Bandat janë në ortakëri me foltoren”, Bardhi: Berishës i ka mbetur vetëm shpifja, pse nuk distancohet nga kriminelët?

Shkruar nga Pamfleti
“Bandat janë në ortakëri me foltoren”, Bardhi:

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas akuzave të Sali Berishës sot në mesditë.

Ish-kryeministri e bëri përgjegjës për vrasjen në Elbasan gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa Bardhi në rrjetet sociale i thekson se bandat e pushtetit sot janë në ortakëri me Foltoren.

Shpifja është i vetmi mjet që i ka mbetur Sali Berishës për të bërë politikë. Ai e di shumë mirë se roli im në Elbasan ka qenë dyfishimi i mandateve për PD nga 3 në 6 mandate përballë terrorit të bandave të pushtetit, që sot janë në ortakëri me Foltoren. Sot e kësaj dite nuk ka asnjë deklaratë të SB për t’u distancuar nga ndërhyrja e bandave të Elbasanit në punët e Foltores. Me shpifje as nuk mbulon dot të vërtetën, as nuk shkon dot larg”, ka shkruar Bardhi.

Politike Bardhi Berisha PD