Kronike19 Shtator 2022, 10:51

Bandat kriminale në Peru, mediat vendase publikojnë fotot e shqiptarëve në kërkim

Shkruar nga Pamfleti

Detaje të reja janë zbuluar nga organizatat kriminale që operojnë në Peru.

Në këtë operacion u kap një nga krerët e  Ndraghetas, Pasquale Bifulco dhe shqiptari i lindur në Rrëshen, Kadri Gjoci 28-vjeç.

Sot mediat peruane kanë publikuar edhe fotot e shqiptarëve në kërkim të filmuar gjatë takimeve me kreun peruan të grupit, i njohur ndryshe me pseudonimin ‘Tyson’ dhe me italianin ‘Bifulco’. Gjithashtu edhe ‘Tyson’ ndodhet në kërkim.

Ndërsa shqiptari Robert Suloti është shpallur në kërkim për kokainën, shqiptari tjetër i shpallur në kërkim është identifikuar si Mamo Espitare.

Një tjetër shqiptar i filmuar ka qenë edhe Kadri Gjoci, i kapur nga kamerat në një qendër tregtare.

Kujtojmë se në fillim të shtatorit, në Hamburg u kapën 2.3 ton kokainë që vinte nga Peruja.


smile

Kronike Foto kërkim Peru Shqiptaret