Aktualitet30 Mars 2019, 15:48

Bandat mposhtin gjeneralin e Edi Ramës, krimi merr nën kontroll vendin

Shkruar nga Pamfleti
Bandat mposhtin gjeneralin e Edi Ramës, krimi merr nën kontroll vendin

Bandat mposhtin gjeneralin e Edi Ramës, krimi merr nën kontroll vendin

Grupet mafioze kanë mposhtur lehtësisht gjeneralin e Edi Ramës, Sandër Lleshajn

Për herë të parë që nga 1997-a grupet kriminale, që veprojnë kryesisht në Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Vlorë, kanë marrë nën kontroll vendin, duke terrorizuar qytetarët dhe minuar sigurinë kombëtare.

Grupet mafioze kanë mposhtur lehtësisht gjeneralin e Edi Ramës, Sandër Lleshajn, të cilit i ka dalë situata jashtë kontrollit.

Ndërkohë që Edi Rama vazhdon propagandën lart e poshtë me skllevërit e administratës, ministrat dhe drejtorët vazhdojnë vjedhjen dhe policia merret me gjobitjen e qytetarëve, bandat vijojnë larjen e hesapeve, sikur policia të mos ekzistonte në Shqipëri.

Të gjitha vrasjet e muajve të fundit në Shkodër, Elbasan, Tiranë, Durrës e Vlorë kanë qenë të paralajmëruara dhe janë rezultat i falimentimit të Policisë së Shtetit.

Detyra kryesore e policisë, për të cilën e paguajnë shqiptarët, është parandalimi i akteve kriminale. Policia ka dështuar në mënyrë spektakolare për të realizuar këtë detyrë.

Madje nuk është çudi që segmente të policisë të jenë punësuar nga bandat e krimit dhe drogës. Policia ka të dhëna të plota se kush janë rrugët kriminale, cilat banda janë në konflikt me njëra-tjetrën, dhe nuk bën asgjë për t’i mbajtur nën vëzhgim dhe për të ndalur sagën e vrasjeve.

Vrasjet e fundit nuk janë thjesht dështimi i Sandër Lleshajt, por konfirmojnë dështimin e madh të qeverisë së Edi Ramës për të luftuar krimin. Në fakt, qeveria e Ramës nuk ka se si ta luftojë krimin, sepse është edhe vetë e kapur në çdo qelizë nga krimi.

Aktualitet Edi Rama policia e Shtetit sander lleshaj vrasja ne shkoder