alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Banka Botërore: Rritja e ekonomisë nga ndërtimi sjell përfitime afatshkurtra, të nxitet rritja e qëndrueshme

21/10/2021, 13:26
ne Aktualitet, Ekonomi
A A
Banka Botërore: Rritja e ekonomisë nga ndërtimi sjell përfitime afatshkurtra, të nxitet rritja e qëndrueshme

Banka Botërore: Rritja e ekonomisë nga ndërtimi sjell përfitime afatshkurtra, të nxitet rritja e qëndrueshme

Ekonomia e Shqipërisë, si vendet e tjera të rajonit, po rimëkëmbet më shpejt nga sa pritej pas recesionit historik të krijuar nga pandemia e Covid-19, por rritja e bazuar te zhvillimet në sektorin e ndërtimit nuk sigurojnë përfitime afatgjata.


-Lexo edhe:

Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Do protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon

Qeveria e Shqipërisë duhet të investojë në edukim, inovacion dhe në ekonominë e gjelbër që ta vërë ekonominë në baza rritje të qëndrueshme, tha Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë sot në prezantimin e Raportit të Rregullt Ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Raporti periodik i Bankës evidentoi se pas tkurrjes së ekonomisë me 4 për qind në vitin 2020, rritja e PBB-së parashikohet të arrijë në 7.2 për qind në 2021, një nga më të lartat në mesin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Rimëkëmbja e fortë mbështetet nga konsumi, turizmi dhe ndërtimi. Në vazhdim, rritja pritet të zbutet në 3.8 për qind në 2022 dhe 3.7 për qind në 2023.

Punësimi dhe pjesëmarrja në forcën e punës po rimëkëmbet, edhe pse me një vonesë, dhe pagat reale po rriten.

“Ekonomia shqiptare ka treguar shenja inkurajuese të rimëkëmbjes në 2021,” tha Emanuel Salinas, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë . “Ndërsa ekonomia vijon të rritet, Shqipëria ka mundësinë të forcojë qëndrueshmërinë e modelit të saj ekonomik dhe të zbatojë reforma që mbështesin më tej rritjen e qëndrueshme dhe të përbashkët, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik.”

Raporti tregon se rajoni i Ballkanit Perëndimor është përmirësuar ndjeshëm, me rritjen e PBB-së që tani parashikohet të arrijë në 5.9 për qind në 2021, pas një tkurrjeje prej 3.1 për qind në 2020. Rritja në rajon parashikohet në 4.1 për qind në 2022 dhe 3.8 për qind në 2023.

Shkalla e varfërisë për rajonin parashikohet të rifillojë prirjen e saj rënëse para pandemisë dhe të bjerë me rreth 1 pikë përqindje në 20.3 për qind, afër nivelit të saj të vitit 2019.

Rimëkëmbja në të gjithë rajonin është për shkak të fuqisë si në kërkesën e brendshme ashtu edhe në atë të jashtme. Një rikthim i shpejtë në konsumin e brendshëm dhe në turizëm në të gjithë Evropën ndihmoi në rritjen e dërgesave të emigrantëve, si dhe hyrjeve të turizmit gjatë sezonit të pikut veror të vitit 2021. Një rimëkëmbje e fortë në ekonomitë e përparuara siguroi gjithashtu një nxitje të kërkesës për eksportet e rajonit.

Megjithatë, rimëkëmbja mbetet e brishtë, lajmëron Banka. Sinjalet paralajmëruese të hershme nga tregu i punës kërkojnë vëmendje. Tkurrja e vendeve të punës nga recesioni dhe pasojat e tij kanë prekur në mënyrë disproporcionale gratë dhe të rinjtë, mund të frenojnë përpjekjet për tu përfshirë në forcën e punës.

Papunësia e të rinjve në rajon u rrit në 37.7 për qind në 2021, me 5.4 pikë përqindjeje më shumë nga qershori 2020, duke përkeqësuar më tej perspektivat e punësimit të të rinjve.

“Ndërsa vendet e Ballkanit Perëndimor shikojnë drejt një të ardhme post-pandemike, qasja e tyre në politikë do të duhet të përqendrohet në adresimin e pengesave kryesore në krijimin e vendeve të punës dhe transformimin ekonomik, përfshirë tranzicionin e gjelbër”, tha Linda Van Gelder, Drejtore e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor. “Të gjashtë vendet do të përfitonin nga reformat në mjedisin e biznesit, qeverisjen dhe dixhitalizimin, të cilat do të kontribuonin në rritje dhe do të mbyllnin hendekun me vendet e BE -së.”

Raporti gjithashtu shikon sfidat makro-fiskale dhe nxitësit e gjelbërimit të rritjes së rajonit. Ballkani Perëndimor tani e gjen veten në një pikë kyçe vendimi në lidhje me tranzicionin e afërt të gjelbër.

Përparimet globale drejt veprimit të klimës po shkaktojnë ndryshime themelore në shoqëri. Preferencat e konsumatorëve dhe investitorëve po ndryshojnë, teknologjitë e miqësore me klimën po bëhen faktor vendimtar në konkurrencën ndërkombëtare dhe aftësinë për të tërhequr financa dhe investime ndërkombëtare./ Revista Monitor 

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Të protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!
Aktualitet

Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Do protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!

01/07/2022, 8:58
74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon
Ekonomi

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në rajon

01/07/2022, 7:34
Parashikimi i motit për sot, muaji korrik nis me temperatura të larta
Aktualitet

Parashikimi i motit për sot, muaji korrik nis me temperatura të larta

01/07/2022, 7:20
Aktualitet

Mesazhet kontradiktore të qeverisë nxitën “ndërtime pa leje” pas tërmetit

30/06/2022, 22:58
Ekonomi

“Dietë verore” për shtresat në nevojë! Paketa antikrizë për 434 mijë individë shtyhet në Shtator

30/06/2022, 22:35
Ekonomi

Dhjetë depozituesit më të mëdhenj kishin 810 milionë Euro në banka në fund të vitit të kaluar

30/06/2022, 22:28
Kliko me shume
Lajmi Tjeter
Përsëri bojkot/ PD braktis mbledhjen e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve; Nënkryetari i PS: “Do të mbrojmë nderin e 25 Prillit”

Përsëri bojkot/ PD braktis mbledhjen e Komisionit Hetimor të zgjedhjeve; Nënkryetari i PS: Do të mbrojmë nderin e 25 Prillit

Procesi i Vetingut në Kosovë, Haradinaj: Të bëhet në partneritet me ShBA-të dhe BE-në

Lajmi i Dites

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

Rama e ka zgjedhur pasardhësin në PS: “Nuk ja lë partinë Ramiz Alisë”!

30/06/2022, 11:18

Lajmet e fundit

Ukraina ndihmon Evropën me energji elektrike, sfidon varshmërinë ruse

01/07/2022, 9:21
Çfarë fshihet pas propozimit francez?! “DW”: Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit

Çfarë fshihet pas propozimit francez?! “DW”: Vazhdon gjëegjëza për kompromisin mes Sofjes dhe Shkupit

01/07/2022, 9:21
Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Të protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!

Bojkoti i avokatëve, paralajmëron Sajmir Vishaj: Do protestojmë para KLGJ-së dhe Ministrisë së Drejtësisë!

01/07/2022, 8:58
Kërkoi "kokën" e 33 militantëve të dyshuar kurdë, Suedia i përgjigjet Erdoganit: Gjykatat vendosin për ekstradimin e qytetarëve të huaj!

Kërkoi “kokën” e 33 militantëve të dyshuar kurdë, Suedia i përgjigjet Erdoganit: E vendos Gjykata!

01/07/2022, 8:48
Studimi: Gati 1 në 4 e popullsisë së botës në rrezik nga përmbytjet e rënda

Studimi: Gati 1 në 4 e popullsisë së botës në rrezik nga përmbytjet e rënda

01/07/2022, 8:30
“Rreziku amerikan” si shpëtim për Shqipërinë

“Rreziku amerikan” si shpëtim për Shqipërinë

01/07/2022, 8:16

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In