alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

‘Bankers’ në vend që të pastrojë kanale për “bamirësi” në Marinzë, t’i paguajë Bashkisë 5%-in e Rentës Minerare

13/10/2022, 11:12
ne Anti-Mafia, Kryesore
A A
'Bankers' në vend që të pastrojë kanale për “bamirësi” në Marinzë, t’i paguajë Bashkisë 5%-in e Rentës Minerare

'Bankers' në vend që të pastrojë kanale për “bamirësi” në Marinzë, t’i paguajë Bashkisë 5%-in e Rentës Minerare

Kinezët janë përfshirë në fushatë elektorale për PS-në, si kontribut që po na zhvasin naftën, pa i paguar shtetit asnjë taksë dhe asnjë cent nga 400 milionë Euro që i kanë detyrim si pjesë e fitimit prej 17 vitesh, sepse kryehajdutët Nano, Metaj, Berisha e Rama e kanë lejuar të mashtrojë me bilance false, sikur firma mafioze “Bankers” del me humbje

Kompania “Bankers”, përgatit e financon kronika mediatike me pastrim të ndonjë kanali lagjeje e mbushje gropash në rrugët e fshatrave të Marinzës, sa herë që denoncohet për mashtrime tatimore e doganore me fitimet, naftën e eksportuar, pagat, sigurimet dhe falsifikimet për shmangie taksash.


-Lexo edhe:

Rama pret biletën e “non gratës”, ka shkelur dy herë ligjet e SHBA

Asociacioni, Kurti i ashpër ndaj SHBA-BE: Ne nuk shantazhohemi, Kosova është shtet i pavarur

Këtë gjë, “Bankers” e bëri dhe me 11 tetor 2022, pas denoncimeve nga “Pamfleti”, lidhur me mashtrimin e evazionin fiskal, nëpërmjet të cilit, jo vetëm po zhvat afro 1 milionë ton naftë shqiptare falas në vit, por nuk paguan asnjë qindarkë taksë e detyrim rente minerare.

Kronika e radhës, bënte fjalë për një show në pastrimin e një kanali lagjeje në Marinzë dhe një takim në zyrën e “Bankers”, ku ishin Drejtori i Përgjithshëm, Huanqin Xiao, kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi dhe drejtuesi i PS lokale e zyrtar i bashkisë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
Këtë pastrim kanali buzë rrugës, kinezi i kompanisë së naftës dhe kryebashkiakja e “rilindjes”, e servirën si “projekt madhor” për modernizimin e Marinzës, kur në fakt ishte thjeshtë një show publik, për të justifikuar mashtrimin me detyrimet kontraktuale që ka ndaj qeverisë e bashkisë.

Madje çdo fund viti, “Bankers” mbjellë edhe nga 20 pemë, dhuron qese me ushqime, nga 2-3 kompjuterë në shkolla e lodra në kopshtet e bashkisë Roskovec, për të treguar se fitimet nga nafta, i përdorin si kontribute për banorët e zonës që shkatërroi më 2015-ën.

Referuar Kontratës PPP datë 19.06.2004 dhe vendimeve të qeverisë nr.251, datë 12.3.2009 e nr. 726, datë 2.11.2014, “Bankers” nuk ka pse bën “bamirësi” me pastrim kanalesh e qese ushqimesh, por ka detyrim ligjor, që Bashkisë Roskovec t’i japë 5% të Rentës minerare vjetore.

Vlera vjetore e Rentës është 10% e fitimit, ose 3.5 milionë Euro në vit, që sipas llogarisë, del se “Bankers” duhet t’i japë Bashkisë Roskovec 170 milionë lekë në vit, si dhe 210 milionë lekë taksa e 1.2 milionë Euro në vit dëmshpërblim për rehabilitimin e tokave që ndoten nga mbetjet.

Mirëpo mafiozët e “Bankers”, bëjnë bilance false sikur dalin me humbje dhe nuk paguajnë asnjë qindarkë Rentë minerare e taksa, madje prej 9 vitesh nuk i dërgohen as faturat për këto detyrime.

Sepse prej kaq vitesh, Edi Rama kanë bërë pazarin me grabitësit e “Bankers”, për të mos paguar taksa në shtet e te Bashkia, ndërsa kryebashkiakja, duke iu bindur Bablokut bënë show në pastrim kanalesh me drejtorin e kësaj kompanie.

E themi këtë, pasi në vitet 2018-2019, “Bankers” deklaroi 5.2 miliardë lekë fitim. Në vitin 2020, deklaroi afro 1.4 miliardë lekë humbje, ndërsa për vitin 2021 megjithëse nuk e ka dorëzuar akoma bilancin, flitet për një deklarim me 2 miliardë lekë humbje.

SPAK duhet të ri-fillojë hetimin për “gropën e zezë” me emrin “Bankers”, pasi brenda saj, përveçse afro 1 milionë ton naftë vjedhje në vit, ka falsifikim letrash prodhimi, eksporti e importi,

Këtë mashtrim, bosët e “Bankers” e kanë dhe po e vazhdojnë në pazar e bashkëpunim me qeveritarët, duke nxjerrë bilance me humbje, që vetëm ndaj shtetit janë 400 milionë Euro detyrime taksa në 16 vite koncesion./Pamfleti

Lexoni dhe shkrimin e publikuar nga “Pamfleti” më 31 gusht 2022:

https://pamfleti.net/mafia-bankers-3-4-mld-usd-te-ardhura-gjate-18-viteve-zero-tatim-fitim-ne-buxhetin-e-shtetit-si-manipuloi-dhe-fryu-shpenzimet/


smile
Lajmi Tjeter
Frrok Çupi

“Berisha përdori njerëz për të vrarë”, Frrok Çupi: Brenda mafies nuk ka miqësi, Meta del nesër dhe i thotë nuk bashkëpunoj

Studioi pasojat e komunizmit në Shqipëri, gazetarja e pavarur fiton çmimin prestigjoz

Studioi pasojat e komunizmit në Shqipëri, gazetarja e pavarur fiton çmimin prestigjoz

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Protesta e 11 shkurtit, Berisha e ka sërish hallin te vula e PD: Do ta shporrim Ramën, po na merr partinë

01/02/2023, 23:12

SHBA sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

01/02/2023, 23:04

Skandali me zyrtarin e FBI, Haklaj: Berisha të kërkojë falje, njollosi PD-në për rublat ruse

01/02/2023, 22:59

“Jetojmë në një shoqëri nepotike”, Kreshnik Spahiu: Shqiptarët besojnë më shumë te partia sesa te Zoti

01/02/2023, 22:56

Memli Krasniqi: Asociacioni, pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

01/02/2023, 22:52

“Korrupsioni është futur në çdo nivel të shtetit”, Dashamir Shehi: Ka ardhur koha për një përmbysje të madhe

01/02/2023, 22:49

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In