Showbiz13 Shkurt 2023, 17:02

Banorët dalin nga “burgu” i Big Brother Vip, Kiara pret Luizin me përqafime

Shkruar nga Pamfleti
Banorët dalin nga “burgu” i Big Brother Vip, Kiara pret Luizin

Në shtëpinë e “Big Brother Vip”, situata ka qenë e tensionuar. 4 prej banorëve, Luizi, Olta, Armaldo dhe Kristi kanë qenë të dënuar pasi kanë shkelur rregullat e Big Brother, duke diskutuar nominimet.

Luizi ka nguruar të flasë gjatë gjithë kohës, edhe pse Olta e ka ngacmuar vazhdimisht duke i kërkuar të flasë për jetën e tij.

Vëllai i Madh ka vendosur që ti lirojë banorët me kusht nga burgu. Ata nuk mund të nominojnë ditën e nesërme gjatë spektaklit dhe nuk mund të hyjnë në dhomën e rrëfimit deri në një njoftim të dytë.

Të gjithë sytë ishin të përqëndruara në reagimin e Kiarës teksa takonte Luizin pas dy ditësh mungesë.
Puthjet dhe përqafimet ishin kryefjala e këtij takimi midis dy të dashuruarve.

Kiara Tito ka shkuar mëngjesin e sotëm për të folur me Luiz Ejllin, i cili ndodhet në ‘burg’ që nga mbrëmja e së shtunës. Pasi i thonë mirëmëngjesi njëri-tjetrit, këngëtari pyet moderatores se kush i bëri kafen.

Tito i thotë se ishte Beati dhe ua bëri të gjithëve. Nga ana tjetër, duke qeshur, Ejlli i thotë asaj që t’i tregojë atij se ‘do jetë e fundit’.

 

Reality Show Big Brother luizi