Anti-Mafia18 Nëntor 2022, 10:49

Banorët e Bërxullës: Sali Berisha nuk na mbështet për tokat që po na grabit oligarku Bashkim Ulaj

Shkruar nga Pamfleti

Banorët e Bërxullës: Sali Berisha nuk na mbështet për tokat që po na grabit oligarku Bashkim Ulaj

Përveçse mik, sekser e sponsor i familjes “non grata”, prej 9 vitesh Bashkim Ulaj është edhe klient preferencial i kryeministrit Edi Rama, i cili krahas 100 milionë Euro tenderë, i ka dhënë dhe koncesionin e rrugës Thumanë- Kashar, si biznes 35-vjeçar prej të cilit do fitojë 1.3 miliardë Euro nga pagesa e makinave që do qarkullojnë në këtë aks rrugor

Banorët e Bërxullës në zonën e Rinasit, prej mëse 1 muaji po vazhdojnë protestën, jo kundër ndërtimit të rrugës Thumanë- Kashar, por kundër oligarkut Bashkim Ulaj të firmës “Gener 2”.

Ky ka filluar shkatërrimin e tokave dhe po i drejtohet shëmbjes së 70 banesave, duke devijuar projektin, ka filluar punimet pa leje ndërtimi e pa lidhur kontrata dëmshpërblimi me banorët.

Sipas banorëve, kryeministri Edi Rama u ka thënë, se për çdo ankesë, kërkesë e zgjidhje vendos vetëm koncesionari Bashkim Ulaj, mbasi ai e ka në pronësi këtë koncesion, por nga ana tjetër, vërsul çdo ditë forcat speciale për t’i rrahur e për t’i larguar banorët nga protesta.

Mirë kryeministri Edi Rama, që dihet se është palë në pazarin e këtij koncesioni rrugor 35-vjeçar, por për hallin e banorëve, nuk po flet as kryetari i Foltores, Sali Berisha, i cili bën gurgule me konferenca shtypi në parlamement e në “FB” për oligarkët e tjerë.

Heshtja e plakut “non grata”, u deklarua në media ditën e mërkurë, nga banorët e  Bërxullës, të cilët thanë: “Për shtëpitë që do na shemben dhe për tokat që po na shkatërron e grabit oligarku Bashkim Ulaj, i kemi kërkuar mbështetje Sali Berishës, por nuk na ka përfillur”.

Dhe ditën enjte, në protestën para parlamentit, Sali Berisha iu shmang banorëve të Bërxullës, duke mos pranaur t’i takojë as kur hyri në parlament e as kur doli prej andej.

Sipas banorëve, Saliu nuk ka dërguar te protesta e banorëve asnjë deputet të grupit të tij, siç dërgoi te pishinat e Irfanit, duke mos u kthyer përgjigje telefonatave e mesazheve të tyre, por nuk e denoncoi as në prestën e 12 nëntorit, megjithëse banorët ia kërkuan me shumë mesazhe.

Nuk po flet as për supervjedhjen që Edi Rama e Bashkim Ulaj po bëjnë në rrugën Thumanë-Kashar, vlera e të cilës në tender nga 169 milionë Euro që ishte, u bë 245 milionë Euro e tani u  370 milionë Euro, me justifikimin e interesave bankare të kredisë.

“Non grata” Sali Berisha e ka Bashkim Ulajn mik, sekser dhe sponsor të familjes e partisë qysh prej vitit 2005, prandaj nuk flet megjithëse e di që vjedhja  në këtë aks rrugor është rreth 200 milionë Euro “të thata” dhe 1.3 miliardë Euro fitim nga tarifa e makinave./Pamfleti


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Anti-Mafia #Banorët e Bërxullës #oligarku Bashkim Ulaj Sali Berisha