Kalasa është një fshat me 500 banorë, 20 km larg Delvinës. Banorët atje ndër vite janë ndjerë të harruar e braktisur nga qeverisja vendore e qendrore, pa rrugë dhe kushte që mund t’ju lehtësojnë jetesën dhe komunikimin me zonat e tjera. круглосуточный займ онлайн
“Po nuk pati rrugë, nuk ke jetë. Nuk kishe ku të varrosje njeriun e vdekur, nga balta, nga plehrat”, ka thënë një prej banorëve për Ora News.
Kilometra rrugë në brendësi të fshatit ishin të shkatërruara, duke e bërë gati të pamundur lëvizjen e mjeteve, dhe të vështirë për këmbësorët. Në raste sëmundjesh apo urgjencash të tjera, thonë se rrezikonin jetën. “Që nga maja e malit do zbrisnim ne qendër, se vetëm atje kishte makina”, shton një tjetër banor.
Herë pas herë kishin kërkuar ndërhyrje nga bashkia e Delvinës, e cila siç thonë nuk u përgjigj kurrë. Ndaj u bënë bashkë dhe e gjetën vetën zgjidhjen e hallit që i vështirësonte jetën. Me 13 milionë lekë rregulluan rrugët dhe vunë ndriçim.
“Kanë kushtuar të gjitha 13 milionë lekë. Të gjitha të dala nga emigrantët dhe fshatarët.”, shprehen ata.
Ndryshe nga institucionet shtetërore dhe qeveria, fshati nuk është braktisur nga banorët dhe ka kultivim të madh të agrumeve. Banorët presin që autostrada e re Kardhiq-Delvinë t’u çojë zhvillim.