Showbiz23 Janar 2023, 17:21

Banorja e “Big Brother” rrëfen betejën me tumorin, largohet përkohësisht nga shtëpia për kontrolle mjekësore

Shkruar nga Pamfleti
Banorja e “Big Brother” rrëfen betejën me tumorin,

Këngëtarja dhe moderatorja nga Kosova, Nita Latifi ka ndarë ditën e sotme me banorët e “Big Brother Vip” një nga eksperiencat e saj më të dhimbshme duke treguar këtu edhe forcën e guximin e madh.

Nita ka treguar se para një viti e gjysmë është operuar nga kanceri i gjirit teksa sapo është futur në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri i kanë nis sërish disa shqetësime.

Si pasojë e këtyre shqetësimeve në koordinimin me produksionin ajo është larguar nga shtëpia ditën e sotme përkohësisht për të kryer një kontroll mjekësor.

Teksa u rikthye në shtëpi Nita i tregoi banorëve se nga analizat e kryera ka ende diçka, por nuk është shqetësuese.

“Dua të ndaj me ju një ngjarje që ka ndodhur këto ditë me mua dhe që në fund të gjithë kësaj është një mesazh, një shqetësim, një sukses, të gjitha i ka brenda. Vitin e kaluar, unë kam pasur tumor në gji dhe jam operuar dhe doli gjithçka me suksese. Në momentin që kam hyrë këtu në shtëpi, ka disa ditë që kam pasur shtrëngime, shqetësime, disa dhimbje, gjatë ditës. Disa banorë e kanë vënë re shqetësimin tim, Nuk kam treguar sepse kam qenë sot me produksionin në kontroll, kam qenë jashtë sot. Dua ta them sepse ekzistojnë njerëz këtu brenda që nuk sillen kot rreth pishinës, sepse po e pres një përgjigje për një stres që e kam pasur që nuk e kam pasur për detyrë të ngarkoj askënd me problemet e mia. Për lojën që bëj këtu brenda, nuk kam nevojë as të viktimizohem, as të më shihni për gjynah. Kjo nuk do të ndikojë aspak në lojë”, tha Nita, ku të gjithë banorët më pas të përlotur shkuan ta përqafojnë.

Reality Show BBV Nita Latifi sëmundje