Showbiz 4 Tetor 2019, 11:52

Bar Rafael rrëfen gjithçka, nga gjinia e fëmijës që pret, tek ndjenjat për ishin Di Caprio

Shkruar nga Pamfleti
Bar Rafael rrëfen gjithçka, nga gjinia e fëmijës që

“Pres një djalë. Është fantastike!” Bar Refaeli rrëfen ekskluzivisht në  “Verissimo”, e cila do transmetohet neser, më 5 tetor, gjininë e fëmijës së tretë të saj.

Silvia Toffaninit, supermodelja izraelite i tregon se është shumë entuziaste për familjen që ka me bashkëshortin e saj sipërmarrës: “Jam vërtet e lumtur dhe shumë e dashuruar. Im shoq më ka ndryshuar jetën”.

“Është miku më i mirë që mund të kisha, dëshira ime e madhe është të kem katër fëmijë, por për momentin ai ka dyshimet e veta….do të shohim në të ardhmen”.

Mbi skandalin e ngacmimeve seksuale që kanë tronditur botën e kinemasë dhe ka prekur edhe atë të modës, Bar deklaron: “Është një botë e vështirë dhe është thelbësore mbështetja e familjes. Unë që në moshën 16 vjeçare kam patur fatin që më ndiqte nëna dhe babai im. Është një këshillë që mund t’ua jap të gjithëve”.

Në fund, pyetjes nëse e ka parë filmin e fundit të regjisorit Quentin Tarantino, ku protagonist është ish-i saj  Leonardo Di Caprio deklaron: “Ishte një marrëdhënie që zgjati 6 vjetm shumë e rëndësishme për jetën time. Me të kam ndarë shumë. Është një aktor i madh, por nuk e kam parë filmin ‘Na ishte një herë Holliwoodi’ dhe nuk shkoj asnjëherë të shoh filmat e tij sepse kam një ndjesi të çuditshme”.

Showbiz Bar Rafael rrëfen gjithçka nga gjinia e fëmijës që pret tek ndjenjat për ishin Di Caprio