Përfundojnë pjesët e para të dy ndeshjeve të para për fazën e 1/16-ave në Champions League. Barcelona dhe PSG-ja kanë bërë paqe, pasi i kanë mbyllur këto 45 minuta në barazim 1-1. Pas 27 minutash lojë, katalanasit zhbllokuan ndeshjen, pasi një penallti e fituar nga De Jong ndezi gjakrat.
Holandezi u pengua duke vrapuar drejt topit të krosuar nga krahu i majtë, teksa arbitri pasi priti konfirmimin nga VAR akordoi penallti. Megjithatë, pas vetëm 5 minutash, Mbape riktheu barazpeshën në Camp Nou.
PSG përmbysi gjithçka në favor të vet sërish me Klian Mbape.
Sulmuesi francez realizoi golin e dytë, pas një aksioni të bukur dhe pas asistit të Florenzit, që edhe pse u devijua nga Pike, mbërriti te këmbët e sulmuesit që nuk fali.
Mbrojtja e Barcelonës nuk ishte e vëmendshme. Pasi VAR-i analizoi aksionin për një pozicion të dyshimtë të Florenzit, arbitri mori “ok” dhe akordoi vlefshmërinë e golit. PSG-ja nuk u mjaftua me kaq dhe realizoi golin e tretë dhe të sigurisë me Moise Kin.
Barcelona kapitullon keq dhe i thotë lamtumirë fazës së 1/16-ave që tani, pasi kanë pësuar edhe golin e 4. Mbape në një supermbrëmje sot shënoi tripletën e tij personale.
Në ndeshjen tjetër, Liverpuli “likuidoi” pa problem gjermanët e Lajpcig në fushën e këtyre të fundit, dyke triumfuar me rezultatin e pastër 0-2. Ndeshja në minutën e 53 me golin e Mohamed Salah. Egjiptiani mori një “asist” të artë nga mesfushori i gjermanëve Sabitzer dhe nuk fali.
5 minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë i anglezëve, i realizuar nga Mane.
Senegalezi përfitoi nga një gabim i Upamecano, blerja e fundit e Bajernit të Mynihut.