Përfundojnë ndeshjet e katërta në grupe të UEFA Champions League. Barcelona ka mundur thellë Dinamon e Kievit me rezultatin 0-4, duke gipotekuar matematikisht kualifikimin. Katalanasit kaluan në avantazh në minutën e 52 me Dest. Ai mori një pasim të mirë nga Brathwaite dhe e dërgoi topin në rrjetë. Holandezi nuk gaboi dhe shënoi mjaft mirë.
5 minuta më vonë, ekipi i Ronald Kuman dyfishoi shifrat me Braithwaite. Katalanasit gjetën golin pas një korneje me Minguezan, që pasoi mjaft mirë për sulmuesin danez.
Në minutën e 70, Barcelona trefishoi rezultatin sërish me Braithwaite. Sulmuesi pati shansin të shënonte pas një krosimi të Jordi Albas, por gjuajtja e tij me kokë u prit nga portieri. Gjyqtari pa një shtyrje të mbrojtjes dhe akordoi penallti. Sulmuesi nuk gaboi.
Në minutën e 94, pati kohë edhe për një gol të Grizman.
Juventusi ka triumfuar në fund, teksa ka mundur 2-1 Ferencvarosh, duke siguruar kualifikimin. Sulmuesi shqiptar befasoi torinezët, duke realizuar në minutën e 19. Beratasi i vodhi bukur kohën Kuadrados, duke dërguar topin në rrjetën e kampionëve të Italisë. Një gol fantastik për të, aq më tepër ndaj një rivali tepër të fortë. Në minutën e 35, Ronaldo iu përgjigjur me gol, ashtu si edhe CR7 di të bëjë, në çdo fushë, në çdo kompeticion.
Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në shifrat 1-1, Alvaro Morata u bë heroi i Juventusit, duke i dhënë 3 pikët dhe kualifikimin për në turin tjetër.
Mançester Junajtid ka bërë detyrën ndaj Istanbul, duke triumfuar me shifrat 4-1 në “Old Trafford”. Skuadra e Solskjaer kaloi në avantazh në minutën e 7. Bruno Fernandes shënoi me një goditje të frikshme me të djathtën. 12 minuta më vonë ishte sërish portugezi që dyfishoi shifrat me një predhë, pas falë një dhurate të portierit mik. Goli i tretë i anglezëve u shënua nga Rashford me penallti, ndërsa në minutën e fundit, James vulosi shifrat përfundimtare në 4-1.
Borusia e Dortmundit ka mundur pastër 3-0 Klub Bryzh. Erling Haland zhbllokoi shifrat në minutën e 18. Shtatlarti mori një pasim nga Sanço në zonën e rreptësisë dhe mposhti pa probleme portierin kundërshtar. Në fundin e pjesës së parë ishte Sanço që dyfishoi shifrat. Ylli anglez realizoi me një goditje dënimi perfekte.
Ndërsa në minutën e 60, norvegjezi realizoi golin e dytë personal dhe të tretin për Borusian e Dortmundit. Ylli i verdhezinjve mori një asist nga një kundërshtar në zonën e rreptësisë dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje të bukur me të majtën.
PSG u tregua e kursyer, teksa mundi minimalisht skuadrën e Leipzig. Francezët gjetën golin në minutën e 11 me një penallti të Nejmar.
Lacio ka shkatërruar Zenittin me rezultatin e pastër 3-1 me një dygolësh të Imobile në minutat 3 dhe 55 dhe goli i Parolo në minutën e 22. Për Zenitin shënoi Xhuba në minutën e 25.