
Barça mjaftohet me një pike në transfertën e Gjermanisë, Murinjo del sërish me “kocka të thyera” nga Norvegjia! Bodo i bëhet ferr
Barcelona largohet me një barazim 1-1 në çerekfinalen e parë të Europa League ndaj Eintracht Frankfurt. Xavi Hernandez e kishte parashikuar të vështirë duelin në Gjermani dhe kështu ndodhi në fakt teksa vendasit e vunë në vështirësi ekipin katalanas.
Në pjesën e parë Eintracht ishte shumë insistues dhe pati një epërsi ndaj katalanasve në raste teksa mori dhe një penallti për një pengim të Busquets në zone që u anulua nga VAR me të drejtë.
Me të nisur pjesa e dytë, Eintracht gjeti golin me Knauff në 48’ dhe aty Barcelona nis të sulmojë më tepër dhe në 66’ është Ferran Torres që vendos barazpeshën. Edhe dalja me të kuqe e Tuta në 78’ te Frankfurti nuk ndryshon më rezultatin që fiksohet në 1-1.
Në sfidat e tjera, nuk pati fitues as në supersfidën West Ham-Lyon që u mbyll edhe ajo në një barazim 1-1 teksa Braga mori një fitore 1-0 ndaj Rangers në duelin e parë në Portugali.
Sikur të mos mjaftonin 8 gola të pësuar në fazën e grupeve, Bodo/Glimt vazhdon të jetë makthi i karrierës së Jose Mourinhos… Special One tha se do te shkonte per hakmarrje ne Norvegji ndaj nje ekipi qe e kishte poshteruar, por eshte poshteruar serish…
Në fakt, sonte në Norvegji, në veriun e largët dhe acarin e madh, Roma përmbyset pasi kishte kaluar në avantazh 0-1 me golin e bukur të Pellegrinit. Skuadra kampione e Norvegjisë, që ka larguar thuajse gjysmën e ekipit dhe më të mirët, ka befasuar sërish…
Ndëshkimi vjen në fund, nga e majta, sigurisht me ndihëmn e Vina. Pellegrino shkon për të shërbyer dhe e vendos topin në kokë Vetlesen, i cili i shpëtoi mbulimit të Cristantes, dhe cili godet fort duke gjetur devijimin e mbrojtësit të krahut Vina që dërgon topin pas krahëve të Rui Patricio…
Pikërisht portieri ishte ai që kishte bërë gabim te goli momental 1-1 i Bodo Glimt, tashmë një mace e zezë dhe jo vetëm për verdhekuqtë, që në Itali pas 7 ditësh duhet të fitojnë me çdo kush për ta çuar të paktën në shtesë dhe më shumë se një gol nëse duan të kalojnë në 90 minuta…