Sport 3 Tetor 2019, 10:22

Barcelona do të dënohet nga UEFA, situata absurde

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona pritet të dënohet nga UEFA për ndeshjen kundër Interit të fituar me rezultatin 2-1. Tifozeria katalanase hapi një banderolë me përmbajtje politike që nuk është e lejuar nga politikat e institucionit më të lartë të futbollit në Europë.

“Vetëm sistemet diktatoriale burgosin liderat paqësor politik”, – shkruhej në shkrimin e hapur nga tifozët vendas. UEFA ka dënuar më herët dhe Celticun për shpalosjen e qëndrimeve politike në stadiume.

Klubi kampion i Spanjës nuk do të ketë masa ekstreme, por pritet të marrë një gjobë të majme. Katalanasit nuk rrezikojnë t’i ulen pikë apo t’i hiqen pikë.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Barcelona gjobe UEFA