Sport28 Janar 2023, 18:35

Barcelona feston në transfertë, Pedri i dhuron 3 pikët katalanasve në ndeshjen speciale

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona feston në transfertë, Pedri i dhuron 3 pikët

Barcelona feston në transfertë, Pedri i dhuron 3 pikët katalanasve në ndeshjen speciale

Barcelona ka marrë fitoren e radhës në kampionat. Këtë herë, ekipi i drejtuar nga Çavi ka triumfuar 0-1 në fushën e Xhironës. Për të marrë 3 pikët në shtëpi për katalanasit mjaftoi një aksion model në minutën e 61, i finalizuar nga Pedri.

Kjo ishte ndeshja numër 100 e Pedrit me Barcelonën në të gjitha kompeticionet (67 në La Liga, 14 në Champions League, 8 në Kupën e Mbretit, 6 në Europa League dhe 5 në Superkupën e Spanjës).

Barcelona kryeson kampionatin me 47 pikë, 6 më shumë se Reali i Madridit i vendit të dytë. Ndeshja e radhës është ndaj Betis, në transfertë. Xhirona renditet në vendin e 12 me 21 pikë dhe do tentojë deri në fund që të sigurojë qendrimin në elitë.

Sport Barcelona La Liga Xhirona