Sport15 Janar 2023, 22:04

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës pas 4-vitesh, Çavi i jep leksion futbolli Realit të Madridit

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona fiton Superkupën e Spanjës pas 4-vitesh, Çavi i jep

Barcelona fiton Superkupën e Spanjës pas 4-vitesh, Çavi i jep leksion futbolli Realit të Madridit

Barcelona është fituese e Superkupës së Spanjës, pasi mundi në “King Fahd International Stadium” (Riad) Realin e Madridit me rezultatin 1-3, duke rikthyer një trofe që mungonte prej vitit 2018.

Një goditje e bukur me të majtën e Gavit i dha avantazhin katalanasve, të cilët mundën të festonin pas gjysmë ore loje.

Po Gavi dha një pasim për Levandovskin në minutën e 45, me polakun që e pati të thjeshtë të realizonte golin e dytë.

Portieri i Realit, Tibo Kurtua bëri disa ndërhyrje radhazi për të shmangur goleadën në fillimin e pjesës së dytë, por nuk ia doli të ndalte Pedrin i cili çoi në 3-0 shifrat duke i vendosur kapakun kësaj finaleje dhe duke i dhënë klubit trofeun e parë në epokën “Çavi”. Goli i Benzema në fund shërbeu vetëm për statistika dhe katalanasit bënë të tyrin një trofe që u mungonte prej shumë kohësh.

Asgjë për të thënë për “Los Blancos”, paraqitje tejet zhgënjyese dhe tashmë fokusi për djemtë e Ançelotit do jetë në kampionat dhe Champions League.

Sport Barcelona Real Madrid Superkupa e Spanjës