Sport 9 Tetor 2022, 23:06

Barcelona i falet një gafe, katalanasit mundin Selta Vigon dhe i bashkohen Realit në krye (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona i falet një gafe, katalanasit mundin Selta Vigon dhe i bashkohen

Barcelona i falet një gafe, katalanasit mundin Selta Vigon dhe i bashkohen Realit në krye (Video)

Barcelonës i mjaftoi një gol për të dalë me tre pikët ndaj Selta Vigos. Sfida u zhbllokua në minutën e 17. Pedri përfitoi pas një gabimi në zonën e kundërshtarëve dhe e pati të lehtë për të shënuar. 

Selta Vigo vuajti shumë për të dalë përpara, madje e pati mision të vështirë edhe gjuajtjen në portë. Nëse kjo situatë u pa te mysafirët, katalanasit dukeshin pa shënjestër, me Levandovskin me shokë që nuk u treguan aspak cinikë para portës. 

Sfida u mbyllet me rezultatin minimal. Ekipi i Çavit vijon të kryesojë kampionatin dhe shkon në “El Clasicon” me Realin e Madridit me moralin lart. Selta renditet në mesin e tabelës. 

Pedri’s goal against Celt’s Vigo pic.twitter.com/sjBEe2cLHh

— derek?? (@_derek0) October 9, 2022

Sport Barcelona La Liga Selta Vigo