
Barcelona i “falet” Pedrit kundër Getafes, ecuri e njëjtë si ajo e Arsenalit dhe Napolit
Barcelona është treguar cinike në ndeshjen e luajtur në shtëpi ndaj Getafes. Ka mjaftuar goli i Pedrit për t’i dhënë 3 pikë ekipit të Çavit, në këtë pikë të rëndësishme të sezonit.
Ishte një ndeshje ku katalansit patën mundesinë të shënonin më shumë, por edhe shpërdoruan kundersulme.
Goli i ardhur ne minuten e 35 të pjesës së parë u menaxhua deri në fund. Janë 14 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje në 16 ndeshjet e fundit për katalanasit, që kanë humbur ndaj Realit të Madridit dhe barazuar me Espanjolin në derbi.
Me këtë fitore, katalanasit ngjiten në kuotën e 44 pikëve dhe kanë mbetur edhe dy dneshje për ta mbyllur fazën e parë me 50 pikë, po aq sa Arsenali dhe sa Napoli. Në krahun tjetër, Getafe merr disfatën e radhës në kampionat dhe zona e rënies nga kategoria është më afër se asnjëherë.