Sport 3 Shtator 2022, 23:04

Barcelona kalon me lehtësi edhe Sevijan, Leva i pandalshëm, PSG nuk fal, Mbape realizon dopietë

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona kalon me lehtësi edhe Sevijan, Leva i pandalshëm, PSG nuk

Barcelona kalon me lehtësi edhe Sevijan, Leva i pandalshëm, PSG nuk fal, Mbape realizon dopietë

Barcelona e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme kampionatin spanjoll. Pas 2 fitoreve të fundit, ekipi i Çavit mposhti 0-3 Sevijian në “Estadio Ramón Sánchez Pizjuán”.

Teknikat e trajnerit duket se po funksionojnë mrekullisht, me katalanasit që duket se kanë tjetër fytyrë nga ajo e sezonit të kaluar.

Pjesa e parë përfundoi në avantazhin e 2 gola, Rafinha dhe Levandvoski shënuan emrin në listën e golashënuesve. Në pjesën e dytë pati kohë edhe për Garsian.

Në ndeshjen tjetër, PSG-ja ka mundur pastër 0-3 skuadrën e Nantës. Mbape realizoi në pjesën e parë, një karton i kuq i ekipit të Nantës komplikoi gjërat për vendasit.

Në superioritet numerik, parisienët gjetën rrugën e rrjetës edhe 2 herë të tjera me Mbape dhe Mendes. PSG kryeson kampionatin, ndërsa Nantes gjendet në mesin e tabelës.

Sport Barcelona PSG Sevija