Sport24 Shkurt 2022, 23:08

Barcelona kalon pa probleme Napolin, Dortmundi largohet me kokën ulur nga Europa

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona kalon pa probleme Napolin, Dortmundi largohet me kokën ulur nga

Barcelona kalon pa probleme Napolin, Dortmundi largohet me kokën ulur nga Europa

Supersfida Napoli-Barcelona, pati vetëm një emër. Katalanasit dominuan duke shpërfytyruar Napolin në “Maradona Stadium” në ndeshjen e kthimit të Europa League, të cilët avancuan me meritë në çerekfinale.

Nuk kishte histori takimi me rezultatin final 4-2, ndërkohë që 4 golat e kësaj sfide u shënuan që në pjesën e parë. Zhordi Alba në minutën e 8 hapi serinë e golave, teksa De Jong me nje supergol dyfishoi në minutën e 13. Insinje me penallti në minutën e 23 dukej sikur rihap sfidën që mbyllet menjëherë nga një gol i Zherard Pike në minutën e 45.

Ndërkohë që në pjesën e dytë shënoi edhe Aubamejang në minutën e 59 që po tregon një formë fantastike. Politano shënoi në minutën e 89 për të vulosur rezultatin 4-2 për katalanasit që presin biletën më tej.

Në duelin tjetër më të rëndësishëm të mbrëmjes, Dortmundi që duhej të bënte një përmbysje të madhe ndaj Ranxhërs nuk ia doli dhe kthehet në shtëpi me duar bosh. 4-2 u mund në sfidën e parë, ndërsa sot në Skoci u ndal në një barazim 2-2 me Ranxhërs që nuk mjaftoi për ta çuar përpara ekipin e Rose.

Avancon me shumë vështirësi në çerekfinale Betis që kishte fituar 3-2 në Rusi, por sot në shtëpi barazoi pa gola me Zenitin.

Sport Barcelona Dortmund Napoli Renxhërs