Sport26 Qershor 2022, 19:42

Barcelona nuk dorëzohet, ndryshim planesh te Bajerni për Levandovskin, kampionët e Gjermanisë vendosin çmimin e kripur polakut

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona nuk dorëzohet, ndryshim planesh te Bajerni për Levandovskin,

Barcelona nuk dorëzohet, ndryshim planesh te Bajerni për Levandovskin, kampionët e Gjermanisë vendosin çmimin e kripur polakut

Barcelona nuk dorëzohet për Robert Levandovskin, ndërkohë që nga ana tjetër edhe Bajerni i Mynihut nuk ka ndërmend të lëshojë. 

Madje, kampionët e Gjermanisë po e bëjnë edhe më të vështirë misionin e katalanasve, që janë gati të ofrojnë 40 milion euro për polakun. 

“Sky Germany” së fundmi raporton se Bajerni ka fiksuar edhe çmimin për Levandovskin. 

Bavarezët duan 60 milion euro, një shifër e lartë kur sulmuesi ka edhe një vit kontratë. 

Synimi i Barcelonës është që Leva të mos e fillojë parasezonin me Bajernin më 12 korrik, por mendon që më 11 korrik polaku ta vendosë veten nën urdhrat e Çavit, në mënyrë që të jetë edhe në turneun dyjavor të SHBA-ve në korrik. Ndryshimi i qendrimit të Bajernit, i shtuar nga levat ekonomike që duhet të shpallen këtë javë, duhet të nxisë ardhjen e Robert Levandovskit te Barça. 

Sport Bajerni i Mynihut Barcelona Robert Levandovski