Sport 5 Shkurt 2023, 23:04

Barcelona përfiton nga gabimi i Realit të Madridit, katalanasit “shtypin” Sevijan dhe hedhin hapin gjigant drejt titullit

Shkruar nga Pamfleti
Barcelona përfiton nga gabimi i Realit të Madridit, katalanasit

Barcelona përfiton nga gabimi i Realit të Madridit, katalanasit “shtypin” Sevijan dhe hedhin hapin gjigant drejt titullit

Barcelona fitoi lehtësisht përballë Sevijas në ndeshjen e zhvilluar në “Camp Nou” për javën e 20 të La Ligës. Katalanasit fituan me rezultatin e pastër 3-0 me të tre golat që erdhën në pjesën e dytë. Zhordi Alba ishte padyshim lojtari i ndeshjes me 1 gol që hapi ndeshjen dhe një asist për ta mbyllur atë.

Blaugranat me këtë tre pikësh hedhin një hap të sigurtë drejt titullit kampion, teksa e dërgojnë diferencën me Realin e Madridit në plot 8 pikë. Javën e ardhshme, katalanasit do të përballen me Vijarrealin në një transfertë të vështirë, ku do të synojnë si gjithmonë vetëm fitoren.

Sport Barcelona La Liga Sevija